Mbi 98 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Posaçme për 7 të akuzuar “vip” për dosjen Revanshi, e cila zbardhi 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
Në pretencën që ka dhënë sot prokurori Alfred Shehu ka kërkuar 21 vite burg për Durim Bamin i akuzuar se donte të vriste ish deputetin Arben Ndoka apo edhe Tori Xheçukën dhe Erigers Mihasin. Nëse pranohet pretenca e SPAK, Bami do të vuante 14 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Për dy të akuzuar se donin ta vrisnin Durim Bamin, Jozi Kraja e Aldo Avdyli, SPAK kërkon nga 10 vite burg, të ulur në 6 vite e 8 muaj.
Për Oltion Zefin nën akuzë për trafik drogë kërkohen 20 vite burg, që do t’I ulej në 13 vite e 4 muaj.
Për të akuzuarit e tjerë SPAK ka kërkuar respektivisht, 15 vite burg për Edson Jozëik, 9 vite për Henerigert Mitrin dhe 13 vite e gjysëm për Altin Morinën.
Ish efektivi i RENEA Altin Morina akuzohet si bashkëpunëtor i Bamit për kultivimin e drogës, ndërsa ish polici Henerigert Mitri për favorizimin e një grupi kriminal. Edson Jozëik është nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










Un habitem keta kan vrare e kan prer pa ju dredhur qerpiku edhe grup i strukturuar kriminal qe minimalja eshte 25 deri ne te perjetshmin. Nuk e di edhe ato njerez jan nuk e mohoj por si ka mundesi ato qe shesin drogera denohen me shum se keta me vrasje. Keto me nje seance e mbyllin kapitullin. Dmth ky vend ska per tu ber kurre. Lirim te hspejte djema.
Përgjigju