Pas bërjes publike të dëshmive të reja të dosjes hetimore në ngarkim të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS-së në Fushë-Krujë Rrahman Rraja i cili ka dhunuar e keqtrajtuar duke arritur t;i djegë cigare në trup Xhisiela Malokut, ish-të dashurës së tij, vjen edhe reagimi i Kryetares së Aleancës së Grave deputete Dhurata Çupi.
Ajo thotë se, djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re nga Fushe-Kruja është një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë. Zonja Çupi kërkon nga institucionet përgjegjëse të veprojnë në zbatim të ligjit dhe jo të ndikimit nga individë në pushtet.
Si përfaqësuese e Aleancës së Grave deputete jam thellësisht e indinjuar nga një ngjarje që ka tronditur cilëndo nënë që po rrit një vajzë në këtë vend mes frikës se krijesa e saj do të përballet me një makabritet të tillë.
Djegia e trupit me cigare dhe përdhunimi i vajzës së re nga Fushe-Kruja është një ngjarje që duhet të na ngrejë në revoltë. Nuk është vetëm veprimi skandaloz që është kryer nga djali i një ligjvënësi shqiptar por edhe sjellja dhe mbrojtja që i ka vënë në dispozicion dhunuesit të saj.
Kjo është skandal përtej skandalit që thellon frikën duke mbyllur gojën përpara një pushteti që s’di të ndalet në anën çnjerëzore të tij edhe për ngjarje të tilla. Kjo situatë nuk mund të pranohet. Institucionet përgjegjëse duhet të veprojnë në zbatim të ligjit dhe jo të ndikimit nga individë në pushtet.Deputetja e PD, Dhurata Çupi