Dosja/ Skandali me aparaturën e kobaltit, mjeku i Onkologjikut ngriti alarmin: Nëpër korridore rrezatimi 20 herë më i lartë! Takimi me Qirjazin nuk e zgjidhi, mu bë gjyqi

Dosja/ Skandali me aparaturën e kobaltit, mjeku i Onkologjikut ngriti alarmin: Nëpër korridore rrezatimi 20 herë më i lartë! Takimi me Qirjazin nuk e zgjidhi, mu bë gjyqi

Onkologjiku

Në dosjen e Onkologjikut, Prokuroria e Tiranës po heton dhe zv/drejtoreshën e QSUNT-së, Brikena Qirjazi, e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik  për akuzën “Shpërdorim të detyres'. Emri i saj del në lidhje me aparaturën e Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të  diagnostikuar me sëmundje tomorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. 

Në dosje evidentohet se që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqiperi dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekesor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton kjo pajisje" informoi prokuroria.

Për efekt të hetimit, prokurori Valikaj ka marrë dëshminë e një prej mjekëve të Spitalit Onkologjik në lidhje me shqetësimin që ai kishte ngritur për praninë e rrezeve të kobaltit në ambiente të brendshme, tërësisht të pambrojtura.

Debati i tij me drejtuesit e QSUT, sidomos nëndrejtoreshën Brikena Qirjazi, ka vijuar për rreth një vit por nuk ia ka dalë t’i bind që aparaturat të zhvendosen në ambiente të sigurta dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet pasi po ndikonte në shëndetin e të gjithëve. 

Në dosje thuhet se në momentin që i është thënë që ndodhet një burim kobalti pranë kabinetit të radiologjisë ka kërkuar të jepen të dhënat. Kjo i është refuzuar nën pretekstin e informacioneve të rezervuara. Me dijeninë e tij aty ka ardhur një ekspert nga Agjencia Atomike e Vjenës pasi është bërë e mundur vënia në punë e aparatit.

Gojarisht i është transmetuar pas matjeve të kryera me aparat ndezur dhe pa pacientë, pra në ajër, dozat nëpër korridoret e onkologjikut kanë rezultuar rreth 20 herë më të larta se norma e lejuar. 

Pas kësaj kërkoi një takim me drejtuesit e QSUT ku ti prezantohej raporti dhe të gjithë së bashku të kishin një vendimmarrje sa më të shpejtë për korrigjimin e problematikës. Kërkesa e tij ishte largimi i aparatit nga ambientet e pambrojtura në ambientet e mbrojtura dhe transformimi në një ambient ashtu siç e kërkojnë standardet normale. Mbledhja u realizua nën drejtimin e nëndrejtoreshës së QSUT Brikena Qirjazi, dhe pjesëmarrës të tjerë. Ky takim në vend që të jepte zgjidhje duke u bazuar në të vërtetën e fakteve u kthye në një gjyq ndaj mjekut dhe pyetja që i drejtohej ishte nëse ishte rrezatuar ose jo dhe kjo pyetje është bëra nga nëndrejtoreshë Brikena, e përsëritur disa herë që duhet t’i faktonte rrezatimin. Që në fillim të takimit mjeku kërkoi që mbledhja të protokollohej në mënyrë që gjithsecili të mbante përgjegjësi për çfarë do të thoshte, por pas disa minutash i rezultoi se nuk po shënohej asgjë.

Mjeku u tha hetuesve se surpriza nga ky takim ka qenë nga përgjegjësia e zyrës për mbrojtjen e rrezatimeve në QSUT, e cila nxori një letër që nuk e ka parë të arsyeshme ta lexonte e cila pretendoi që QSUT ishte licencuar që mund të magazinonte mbetjet radioaktive. Meqenëse mbledhja nuk po protokollohej, nuk po flitej për çështjen për të cilën ishin mbledhur, mjeku e pa të arsyeshme të largohet. 

Pas disa muajsh që ishte larguar nga Spitali Onkologjik, për shkak të mospajtimit të tij me kushtet e punës që po i afroheshin, ka marrë vesh nga kolegë që janë bërë matje nga të huajt dhe është lënë një procesverbal i cili dorëzohet në drejtorinë e QSUT dhe ka rezultuar ambient i papërshtatshëm as për punë dhe as për mundësi transformimi për bunkerët, thuhet në dosje.


Lajmi kryesor:

Zbardhet dosja/Si çoheshin pacientët e Onkologjikut tek klinika 'Megis' e doktor Mondit, pazari për operacionin 3 mijë euro! Dëshmitari: Doktori u prish në fytyrë kur refuzova ti bëja kimion mamit


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Mos u habisni kur të votojnë bashkë mbylljen e listave’, Alibeaj akuzon PD-PS për zgjedhoren: Pazar i politikës së vjetër

‘Mos u habisni kur të votojnë bashkë mbylljen e listave’, Alibeaj akuzon PD-PS për zgjedhoren: Pazar i politikës së vjetër