Krimet e Rënda zgjatin edhe 3 muaj hetimet për Saimir Tahirin

TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë në vitet 2013-2017, Saimir Tahiri. Afati i hetimeve në kuadër të dosjes ‘Habilaj’ përfundonte në datë 17 korrik, ndërsa tashmë janë zgjatur edhe me tre muaj të tjera. Shtyrja e afateve është bërë për shkak se prokurorët janë në pritje të letërporosive nga vendet fqinje që janë nisur nga autoritetet shqiptare për të marrë informacion. Report Tv mëson se prokuroria ka dërguar tre letërporosi të reja drejt Italisë.

Dy janë dërguar në qershor dhe një në korrik, ndërsa këtë javë prokurorët e dosjes ‘Tahiri’ do të shkojnë në Itali për të rimarrë në pyetje të pandehurit, mes tyre ai që cilësohet si koka e bandës së trafikut Shqipëri-Itali, Moisi Habilaj. Prokurorë të dosjes ‘Tahiri’ janë Besim Hajdarmataj, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Vladimir Mara dhe Elisabeta Imeraj.  Deri më tani Prokuroria bën me dije se ka mbledhur disa prova të reja, ku janë të përfshira edhe udhëtime të Saimir Tahirit, pasi ai u largua nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme. Këto prova janë bërë pjesë e dosjes, ku përfshihen dy udhëtime të Tahirit drejt Italisë dhe Malit të Zi.

Ish-ministri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka kryer korrupsion në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj i përfshirë në trafikun e kanabisit dhe armëve nga Shqipëria drejt Italisë. Aktualisht hetimet për Tahirin po zhvillohen në gjendje të lirë, pasi Apeli rrëzoi masën e Shkallës së Parë ‘arrest shtëpie’ dhe bllokimin e pasaportës për ish-ministrin e Brendshëm. Procesi është shoqëruar me akuza të shumta nga opozita, ndërsa Tahiri dha dorëheqjen nga posti i deputetit duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alfons: 14/07/2018 20:49

    sajmir tahiri je 1 e asnje prove skane kunder teje . kjo eshte loje politike e do ja dalesh dhe pse te duhet te lexosh komente jo shalgjituri jo eura ske cben ngeli llumi te gjykoje tashti po mos u merzit do dalesh para si perhere. respekte gjigand

    Përgjigju
  • Fariu: 14/07/2018 17:35

    Vazhdon pislleku kriminal I prokurorise te markut me ramen dirigjent

    Përgjigju
  • Tata: 14/07/2018 17:32

    Tjetri vjedh dhe asht i dekumentuar SHALGJITURI I P. D ME 250 MILJON EURA .I dekumentuar qe vrau 4 vete ne rruge dhe udheheq P D e shpresave te medha ndersa Sajmirit jan qep Tropojanasit e Sales si muti mbas kepuces .

    Përgjigju
  • Sula: 14/07/2018 14:45

    O denohet Tahiri ose ne nga parti do bohemi OJQ . Nuk nxirren provat me zor . Habilajt po te kishte dore Tahiri di e kishin dekonspiruar

    Përgjigju
  • Samiu: 14/07/2018 14:01

    Bravo Prokuroret.... u ka dale perseri nje rruge Italie.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor

Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të caktohet deri më 29 dhjetor