“Nuk ka pasur besim në drejtësinë shqiptare dhe ka dashur ta bëjë publike, ose e ka përdorur për të treguar se di shumë gjera dhe që ka peshë.”, kjo ishte përgjigja e ekspertit të kriminalistikës Fatjon Softa kur u pyet nga gazetari Andi Kapxhiu në Report Tv lidhur me arsyet e mundshme që shtyn kryedemokratin Lulzim Basha të dekonspironte operacionin e autoriteteve belge për 3.4 milionë eurot që do të mbërrinin në Durrës në një makinë Toyota në 2018.
Ekperti tha në “Sot Live në Shqipëri” se fakti që Basha nuk tregoi burimin, është e drejta e tij, ndërsa gjithçka tjetër mbetet për t’u gjykuar nga drejtësia belge.
“Është e drejta e Bashës ta ruajë këtë, sepse varet nga ka ardhur. Nëse ka ardhur nga shërbime, si mund ta thuash? E ka thënë në parlament, në këtë rast ai nuk mban përgjegjësi për gjërat që thotë. Këtë do ta gjykoi Drejtësia belge. Ai u tregua i gatshëm të ndihmojë, duke shkuar për të dhënë dëshminë.” , tha ai.
Ai tha se fakti që kryedmeokrati nuk tregoi burimet e tij për prokurorët belgë të cilët ditën e djeshme e morën në pyetje nuk do të ndikojë ligjërisht mbi të.
“Përveç habisë dhe trazirës, ndonjë efekt tjetër nuk pati. Nuk e di sa dëmtoi operacionin kjo deklaratë. Kjo ka ndodhur shumë herë në Shqipëri, pra dëmtimi i operacioneve.”, shtoi ai.
Softa tha se drejtësia belge duket e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj historie.
“Drejtësia belge po i shkon deri në fund kësaj. Presin të mësojnë kush janë mbrapa kësaj dërgese, pasi është një ngjarje e jashtëzakonshme që mendon se mund të ndodh vetëm në filma, por kjo ndodh në Shqipëri.”, tha ai.
I pyetur lidhur me vrasjet e shqiptarëve në Ekuador, ai tha se ata nga korrier të zakonshme, sot disponojnë tregun e drogës.
“Dikur shqiptarët ishin korrier dhe punonin për të tjerë. Pastaj u bën bashkëpronar, tashmë janë pronarë. Janë pronarë të një tregu që merret me në burim. Disponojnë tregun e drogës.”, tha ai.
J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2444
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
34-vite ‘Rilindje Demokratike’, Basha: Liria e medias rrezikohet nga mungesa e sigurisë për gazetarët, presionet politike dhe ekonomike
5 Janar, 11:16
-
Ndërhynë në dosjen e 'Toyota Yaris', Suel Çelës e 6 të tjera, SPAK çon në GJKKO ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka dhe 3 të tjerë! Dosje të re për emra të tjerë të Drejtësisë
4 Janar, 13:24
-
Basha akuza kryeministrit: Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës, kurse gjysma e shqiptarëve në varfëri! SPAK të nisë hetimet
3 Janar, 14:30
-
Masakra me 12 të vrarë Malin e Zi/ Eksperti i sigurisë Fatjon Softa për Report Tv: Reagim i vonuar i policisë, mund ta neutralizonte më shpejt
2 Janar, 15:19
-
Basha uron Vitin e Ri: Shëndet, dashuri dhe shpresë për familjet shqiptare!
31 Dhjetor 2024, 20:17
-
Bilanci i punës së drejtësisë në 2024! Eksperti i Sigurisë Për Report Tv: Goditja më e madhe, grupi i Suel Çelës! Xhani: Duhen hetuar lidhjet e krimit me politikën
30 Dhjetor 2024, 19:30
-
Jakin Marena: ‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’
30 Dhjetor 2024, 18:56
-
Basha akuza kryeministrit: Mandati i tij produkt i bandave të Durrësit dhe Elbasanit! Vettingu për të pastruar politikën, emergjencë kombëtare
30 Dhjetor 2024, 10:26
-
‘Rama është koka e korrupsionit’, Basha: Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe një qeveri që lufton seriozisht korrupsionin që e ka bërë vendin të pajetueshëm
28 Dhjetor 2024, 21:20
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor 2024, 18:14
-
Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë
26 Dhjetor 2024, 13:22