‘Toyota Yaris’/ SPAK i komunikon akuzat ish-kryeprokurorit dhe 3 të tjerëve! Pritet që dosja t’i dërgohet GJKKO, korrupsion dhe ndikim i paligjshëm
Ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka, nën akuzë për 'Toyota Yaris'
Tiranë- Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet pë dosjen e “Toyota Yaris” dhe pritet të dërgojë për gjykim dosjen në Gjykatën e Posaçme.
SPAK mësohet se i ka komunikuar të hënën akuzën ish-kryeprokurorit e Vlorës, Aurel Zarka, i cili është marre zyrtarisht i pandehur.
Pak ditë më parë, SPAK i ka komunikuar akuzat edhe avokatit të Eriona Daupajt, e cila ndodhet në kërkim.
Akuza iu komunikua edhe avokatit Radovan Çela, si dhe Astrit Vladit. Tashmë pritet që avokatët të paraqesin pretendimet e tyre, për një afat 10 ditor dhe me pas prokuroria do të vendosë për dërgimin e dosjes në gjyq.
SPAK i akuzon kryesisht për ushtrim ndikimi të paligjshëm për të ndryshuar rrjedhën e hetimeve dhe lehtësuar të akuzuarit e dosjes së parë, të grupit që po kontrabandonte nëpërmjet linjës Angli-Belgjikë-Gjermani-Shqipëri rreth 3,4 mln euro cash, në thasë të fshehura në makina që importoheshin dhe shiteshin në vendin tonë.
E pandehura Erjona Daupaj akuzohet për ndikim për ushtrim të ndikimit për zbulim sekreti hetimor dhe korrupsion. Radovan Çela ndikim të paligjshëm dhe korrupsion aktiv, Astrit Vladi po për korrupsion aktiv dhe ndikim të paligjshëm. Kurse ish-prokurori i Vlorës Aurel Zarka akuzohet për korrupsion dhe ushtrim për ndikim të paligjshëm.
Në dosje, Astrit Vladi akuzohet si personi që ka përfituar nga këto ndërhyrje, pasi ishte i pandehur për çështjen e 3,4 mln eurove cash, bashkë me kushëririn e tij.
Më 31 Korrik, Gjykata e Posaçme e la në paraburgim Zarkën, i cili gjithashtu ndodhet edhe në proces Vettingu, teksa SPAK siguroi edhe përgjime nga platforma e koduar SKY ECC.
Zarka u arrestua më 29 korrik 2024 me kërkesë të SPAK dhe firmosur nga GJKKO.
Bëhet fjalë për pushimin e një hetimi që ishte nënndarje e Toyota Yaris dhe si ndërmjetës në komunikime shfaqet Astrit Vladi që është kushëri i Elvis Vladit dënuar për 3.4 milionë eurot e fshehura në mjetin Toyota Yaris vetëm për akuzën e mos deklarimit të parave.
Për katër të tjerë hetimet u pushuan dhe siç u zbulua nga platforma e Sky Ecc, bisedat e atyre që fituan nga drejtësia përmendin emrat e të dyshuarve, që nga pastrim parash fituan nga ish krimet e rënda fillimisht përmes moskompetencës e më tej mungesës së provave.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.8%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3156
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
18 Dhjetor, 12:08
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, revoltohet Mediu: Ç'punë kam unë me kalibrat e municioneve që më hetojnë, isha ministër
18 Dhjetor, 10:20
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor, 19:43
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Kreu i SPAK dhe Kryeprokurori Special i Malit të Zi nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
17 Dhjetor, 18:36
-
'Non-grata e Berishës e pakthyeshme', Ngjela: Shpresa te Trump, e kotë! Kërkon të mbaj përkrahësit e tij! Kur erdhi në '92 shkatërroi vendin me urdhër të Beogradit
17 Dhjetor, 17:31
-
Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë: SPAK po godet korrupsionin! Zbatoni vendimet e Kushtetueses dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR e 'Venecias'
17 Dhjetor, 14:27
-
SHËNIM/ Berisha 3 strategjitë dhe sidomos ajo e ''Sindromës së Stokholmit'' në përpjekje për të ndikuar në drejtësi
17 Dhjetor, 13:21
-
Eduard Zaloshnja: Nëse SPAK-u do të ishte një parti politike, do të ishte absolutisht e para
17 Dhjetor, 12:36
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
‘Plumbi i Artë’/ GJKKO dëgjon dëshminë e Nuredin Dumanit e dy të penduarve të tjerë me dyer të mbyllura! Avokatët ikin nga salla: Të jetë edhe media
17 Dhjetor, 09:36
-
Trafik droge në Spanjë, konfiskohen 27 pasuri të klanit Farruku, hiqet sekuestro për 40 të tjera! 'Koka' e grupit, shqiptari me 10 emra
17 Dhjetor, 08:57