Dosjet në Gjykatën e Lartë, Naço:
Gjyqtarët po i përgjigjen punës
8398 çështje janë shqyrtuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë gjatë viti 2015, krahasuar kjo me 6066 çështje të shqyrtuar në vitin 2013. Ky ishte një nga përfundimet pas analizës në këtë Gjykatë.
8398 çështje janë shqyrtuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë gjatë viti 2015, krahasuar kjo me 6066 çështje të shqyrtuar në vitin 2013. Ky ishte një nga përfundimet pas analizës në këtë Gjykatë.
Në fjalën e tij, Ministri Naço ka vlerësuar trendin pozitiv të punës së kësaj gjykate që lidhet me numrin e lartë të çështjeve të shqyrtuara me vendim përfundimtar gjatë vitit 2014.
“Ju cituat se gjatë 2014 janë shqyrtuar 8398 çështje, krahasuar kjo me 6066 çështje të shqyrtuar në vitin 2013. Pra, në vitin që analizojmë ka patur një trend rritje të çështjeve, por Gjykata e Apelit ka mundur të shqyrtojë mbi 2300 çështje më shumë se viti 2013, ku secili gjyqtar ka shqyrtuar afërsisht 323 çështje civile apo penale, si gjyqtar relator. Kjo tregon për një punë të konsiderueshme të përballuar dhe për këtë ju përgëzoj. Duke e njohur nivelin e trupës gjyqësore të kësaj gjykate, si dhe duke e krahasuar këtë të dhënë me atë të gjykatave të tjera, jam i bindur se çdo gjyqtar i kësaj gjykate, ka mundësinë dhe duhet të përballojë një fluks edhe më të lartë, gjë e cila pranohet në raportimin tuaj se sfida që ju keni është lehtësimi ngarkesës së gjyqtarëve, nëpërmjet mekanizmave më efektivë të riorganizimit me qëllim garantimin e cilësisë dhe shpejtësisë së gjykimit. Gjithësesi kjo e dhënë për mua si Ministër Drejtësie, do të thotë që trupa gjyqësore i është përgjigjur trendit në rritje të volumit të punës, ku në vitin 2014 më shumë se 2300 palë apeluese, pjesëmarrëse në proceset që ju keni shqyrtuar, nuk kanë më, ankthin se çfarë vendimi kjo gjykatë do të japë në lidhje me çështjen e tyre”, deklaroi Naço.
Duke iu referuar problematikave të gjyqësorit, të konstatuara edhe nga Progess Raporti 2014 i Komisionit Europian, Ministri Naço theksoi se këto problematika për fat të keq kanë dobësuar ndjeshëm besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe gjykatat, saqë në shumë raste edhe pse një vendim i gjykatës është plotësisht i drejtë, përsëri ky vendim, nuk krijon besim se drejtësia u dha siç duhet.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.9%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3360
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02