Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka bërë kallëzim penla pranë Prokurorisë së rrethit Fier për 6 ish-drejtues dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale "shpërdorim detyre", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Sipas burimeve zyrtare të DPT-së, kallëzimi u krye pas një auditimi në lidhje me zbatimin e Legjislacionit tatimor për sa i takon procedurave të rimbursimit të TVSH-së në këtë Drejtori Rajonale. Burimet thanë se nga auditi rezultoi se gjatë periudhës maj - qershor 2013 është kryer rimbursim i paligjshëm për disa subjekte, ndër to edhe subjekte të Lojërave të fatit,. DPT bëntë ditur se në këtë veprimtari të paligjshme janë përfshirë ish-drejtori rajonal T. Allkushi, ish-drejtori i kontrollit E.Allkaj, ish-drejtori i drejtorisë së vlerësimi A.Selimaj, ish-përgjegjësja e sektorit E.Idrizi dhe 2 inspektorët A.Brakaj, M.Qorri. DPT po ashtu nënvizon se është e vendosur per te vazhduar luften pa kompromis kundër korrupsionit

ATSH