TIRANE-Presidentja e Fondacioni Fëmijët Shqiptarë Dr. Liri Berisha nderohet nga Organizata Ndërkombëtare "Autism Speaks" në New York me Çmimin e Dytë Vjetor Bob dhe Suzanne Wright për Arritjet Ndërkombëtare për Autizmin.
Ky çmim, I cili ju dorëzua znj. Berisha gjatë punimeve të takimin e 7-të vjetor të Fokusit Botëror për Autizmin, që po mbahet paralelisht me punimet e Asamblesë së përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, vjen si vlerësim për spikatjen e Dr.Liri Berishës në komunitetin ndërkombëtar të autizmit, si një drejtuese e shquar në rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe profesional për Autizmin në Shqipëri si dhe për ngritjen në Tiranë të një qendre klinike bashkëkohore për shërbime, trajnime dhe kërkime.
Gjithashtu, Dr. Liri Berish vlerësohet për mbështetjen e saj në krijimin e Rrjetit të Autizmit për Evropën Juglindore të ministrave të Shëndetësisë nga vendet e Rajonit  si dhe për pjesëmarrjen e saj në këshillimet teknike të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky çmim ju dorëzua pesonalisht znj. Berisha nga bashkëthemeluesit e Organizatës Ndërkombëtare Autism Speaks Bob dhe Suzanne Wright , në prani të shumë zonjave të para nga Azia, Afrika, Amerika Latine, Evropa dhe Lindjea e Mesme, të cilat janë frymëzuar nga angazhimi dhe drejtimi I dr.Liri Berisha.
Zonja Wright u shprehse se "Dr. Lir Berisha është një kombinim unik e një largpamëse dhe luftëtarie. E dija, që nga momenti i parë që ne u takuam në Forumin e Shafallah-së në Katar, në 2008, se ajo do të ndryshonte botën. E vlerësoj miqësinë tuaj. Së bashku ne imagjinuam botën të kthehej blu në Ditën Botërore të Autizmit të Kombeve të Bashkuara. Sot është realitet. Së bashku ëndërruam Autism Speaks të merrte një rol udhëheqës në Përkrahjen Botërore. Sot është realitet. Së bashku ëndërruam një Inisiativë Botërore Shëndetësore. Sot ëshët realitet dhe në më shumë se 16 shtete e fortë. Dhe, Shqipëria, vendi amë i Dr. Berishës, ishte i pari që nënshkroi si bashkëpunëtori jonë. Ajo ka ndryshuar të ardhmen për njerëzit me autizëm në Shqipëri dhe tani ajo po punon në të gjithë rajonin. Zonja dhe zotërinj, ju lutem bashkohuni me mua për t'i dhënë një duartrokitje të ngrohtë mikes time Liri".
Nga ana e saj dr. Liri Berisha tha se  udhëtimi jonë akoma nuk ka mbaruar. Tani është koha të fuqizojmë përpjekjet tona. Të gjithë ne mund të jemi kampionë për çështjet e autizmin, si në vendet tona dhe ato ndërkombëtare. Siç ka thëne dhe Nënë Tereza: " Ne vetë e ndjejmë se ajo çfarë ne bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean. Por, oqeani do të kishte më pak ujë për shkakt të kësaj pike." Mos e nënvlerësoni ndikimin që ju mund të keni tek ata të prekur nga autizmi. Organizata ndërkombëtare Autism Speaks në takimin e Shtatë Vjetor të Fokusit Botëror për Autizmin në New York, e vuri theksin në rritjen e shpejtë të numrit të fëmijëve autik në botë dhe nevojave në rritje të këtij komuniteti.Të dhënat tregojnë se autizmi po prek rreth 1% të popullsisë globale. Një nga çështjet themelore për diskutim ishin mundësitë për kthimin e risive në veprime konkrete , një përpjekje që po udhëhiqet nga Autism Speaks, për të adresuar sfidën universale të çrregullimit të spektrit të autizmit (ASD) përmes ngritjes së vetëdijes dhe përmirësimin e shërbimeve./ATSH/