Presidenti Ilir Meta ka vijuar me reagimet e ashpra lidhur me draftin e PS-së për hapjen e listave.

Përmes një postimi në Facebook, Meta i bën thirrje mazhorancës që të hapin listat 100 % ose të largohen.

Reagimet e Presidentit kanë qenë të ashpra gjatë kësaj fundjave lidhur me procesin zgjedhor. Ditën e djeshme (19 shtator), Meta nuk i ka kursyer kritikat për draftin e PS-së duke thënë se nuk është hapje e plotë e listave.

Ndërkohë që ditën e premte (18 shtator) gjatë një konference për mediat, Meta komentoi "ligjin organik për Presidentin". Ai dhe se askush nuk e frikëson atë për të mbrojtur Kushtetutën dhe kërcënoi mazhorancën me shpërndarjen e Parlamentit.

Postimi i plotë në Facebook:

Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.

Mos kini frikë nga hapja e listave! HAPNI LISTAT OSE LARGOHUNI

Drafti i Partisë Socialiste i zbardhur nga Report Tv parashikon hapjen e listave 100%, por sipas formulës së PS, renditja e kandidatëve të vendosur në fletë votimi nga çdo forcë politike, ndryshon vëtëm nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh sesa mesatarja e partisë që del nga pjestimi i numrit të votave të subjektit me numrin e mandateve të fituara nga subjekti.

Sipas draftit të PS çdo forcë politike paraqitet në KQZ 50 ditë para zgjedhjeve me një listë shumëemërore me emrat e kandidatëve të renditura nga partia.  Pra kryetaret e partisë vendosin në pjesën e parë të listës kandidatët e favorizuar për fitore. Për ta ndryshuar këtë renditje duhte që një kandidat i renditur në pjesën e poshtme të listës, të marrë më shumë vota parapëlqyese  se sa mesatarja e partisë: Kjo mesatare llogaritet duke ndarë numrin total të votave të marra nga një forcë politike në nië zonë zgjedhore me numrin e mandateve teë fituar pra nga ajo forcë politike.