TIRANE-Punonjësit mbi 55 vjeç në radhët e Policia së Shtetit, gardës së republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat do të lirojë vendet e tyre të punës. Kjo do të ndodhë sapo të kalojë në Kuvend dhe të miratohet ligji i paraqitur nga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i miratuar nga Komisioni i Sigurisë. Bëhet fjalë për ligjin për trajtimin financiar të këtyre punonjësve që preken nga dy kushtet e lirimit, atë të moshës 55 vjeç dhe shërbimit në radhët e policisë për 30 vjet, ka argumentuar ministri Lleshaj.
"Nga radhët policisë të largohen ose me kërkesën e vetë punonjësit të policisë ose me vendim të autoriteteve drejtuese të saj punonjësit e policisë që kanë mbushur moshën 55 vjec, ose që kanë plotësuar 30 vite shërbim në radhët e policisë. Sot ne kemi në nivelin bazë të policisë oficerë që janë mbi 50 vjec, në gradat e ulëta, në gradat, nënkomisar, grada inspektorëve, që janë 60 vjec. Synimi është që të preket kjo fashë e gradave, njerëz që janë në terren, njerëz që duhet se s’bën të lëvizin. Pas largimit nga radhët e policisë, këta punonjës të shtetit parashikohet të trajtohen financiarisht me 50% të pagës neto" tha Lleshaj.
Përmbushja e njërit prej këtyre kushteve e mundëson largimin, por nuk e detyron atë. Me qëllim që këta punonjës policie të mund të vijojnë jetën normale të tyre. Është parashikuar që të kenë një trajtim financiar i cili shkon në vlerën e 50% të pagës mujore neto. Sipas ministrit Lleshaj, i gjithë ky ristrukturim në radhët e efektivëve për të rigjeneruar forca dhe energji të reja në terren, është një instrument që policia në rast nevoje ti thërrasë në detyrë këtë kontigjent.
"Ky është një instrument menaxhimi që i jepet në dorë Policisë së Shtetit për të menaxhuar strukturën e personelit të saj. Pra në rast nevoje mund të nxjerrë, personat që kanë mbushur moshën e 55 vjec, por në rast nevoje mund ti mbajë ata. Nuk është automatike kjo dalje. Parashikohet që të jenë në detyrat kryesisht të karakterit të marrëdhënieve të policisë me komunitetin, hapësirë kjo që këta persona të mos trajtohen si pensionistë".
Ndërsa diskutohej për këtë draftligj, deputetët në Komisionin e Sigurisë kërkuan që pjesë e ligjit të ishin edhe punonjësit e zjarrfikëses, ndërsa shqetësim u paraqit finalizimi i pagave të ulta për punonjësit që do të lirohen nga detyra. “Duke përshifrë shërbimin zjarrfikës në këtë projektligj, ne japim kontributin tonë modest., Mbi të gjitha do të kishim një trupë shërbimi më të re në moshë. Nuk gjej arsye pse të mos ei përfshijmë zjarrfikësit në këtë projektligj” – tha deputeti Vorpsi në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
(Kliko këtu) për të lexuar relacionin
SKEDA/ Çfarë parashikon ligji për lirimin e 613 policëve
Me miratimin e këtij projektligji për një periudhë prej 3 vitesh mosha mesatare e punonjësve, kryesisht të policisë, ulet mesatarisht me 2 vite. Numri i punonjësve që aktualisht plotësojnë kriteret për përfitim të trajtimit financiar sipas kritereve të parashikuara në këtë projektligj është në total 613 punonjës. E ndarë sipas strukturave, si më poshtë: Nga Policia e Shtetit 585 punonjës, ku janë 22 drejtues, 5 drejtues të parë, 28 kryekomisarë, 35 komisarë, 97 nënkomisarë dhe 398 inspektorë të cilët marrin aktualisht 204 mln lekë paga nga shteti në vit. Në radhët e Gardës së Republikës 21 punonjës nga të cilët 4 kolonelë, 1 nënkolonel, 4 majorë, 6 kapter mjeshtër, 5 kapterë shtabi dh e1 kaptër që aktualisht në total kanë trajtimin financiar me pagan ë 7.6 mln lekë në vit. Nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministri 7 punonjës, ku nuk preket drejtori I përgjithshëm, por preken 2 zv.drejtorë të përgjithshëm, asnjë drejtues i parë, 2 drejtues dhe 3 kryeinspketorë me efekt financiar 3.5 mln lekë në vit. Nga përllogaritjet rezulton se efektet financiare vjetore, nëse zbatohet ligji duke filluar nga viti 2020, për të gjithë punonjësit që plotësojnë kriteret, është 215 506 116 lekë. Nisur nga mundësitë për zëvendësim, në mënyrë të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila përfshin numrin më të madh të punonjësve me gradë, sikurse shpjeguar në këtë rubrikë, është vlerësuar që numri i punonjësve që do të përfitojnë trajtimin financiar, të përcaktohet çdo vit në varësi të mundësive për fonde financiare për këtë qëllim. Sipas kësaj skeme, inspektori do të përfitojë 26 200 lekë në muaj dhe mesatarisht përfshirë edhe gradat e larta rreth 29 297 lekë në muaj.Komente
Shyqyr me ne fund se shikojme police me barqe qe mezi levizin. Duam djem e vajza të reja të shpejte si flutra qe duan vendin, rendin e sigurine dhe jo dhe jo tespiet ne doren e djathte e leket ne të majte të palare dhe pjanece. Duam police shembullore dhe jo të korruptuar! Keta qe janë 55-60 vjec janë ne moshe të Rames. Shikoni Ramen se sa i afte eshte të vrapoje të bëje kosh ne raketen e basketbollit, po aq të afte janë dhe keta police. Nuk kane me kellqe të rrinë maj hekurave tani, ajde, percillini ne shtepi!
PërgjigjuDmth do punojne 700 ore ne vit (4,5 muaj) pa pagese shtese dhe me te njejtat detyrime si ata qe marrin page 2 here me te larte. Si bicim ligj i kohes se skllaverise me duket.
PërgjigjuPolitikane te degjeneruar arriten te hedhin ne koshin e plehrave Statusin e Ushtarakut te fillimviteve '90,i cili ishte ne standarte bashkekohore e qe duhet te funksionoj edhe sot. Tani keta vampire te korrupsionit mbasi e perdorin policine here si arme mbrojtese e here si leter higjenike nxjerrin e dekretojne gjoja ligje, por qe ne thelb keto ligje ju sherbejne qe veçanerisht qe policine ta perdorin here si mish per top dhe here si leter higjenike. Turp o gjeneral,T U R P !
PërgjigjuI pari duhet ti te largohesh se je mbi 55 vjec
PërgjigjuDmth do ja fusni prape atyre qe nuk kane patur miq e tarafe dhe nuk kane qene hajdute dhe nuk kane marre dot grada.Keta muterit qe sillni cdo 4 apo 8 vite ju partite qe fitoni zgjedhjet dhe qe kane biznese e marrin nga 5 grada njeheresh si ngacmon njeri .
PërgjigjuNese Mosha per te dal ne pension eshte 67 vjec atere cfare Jan kto budalliqe qe nxjerrin kta Plerat per ide