Financimi i subjekteve politike, sidomos në periudhat e fushatave zgjedhore, do të jenë në sitën e strukturave antikorrupsion deri në vitin 2030. Report Tv ka siguruar draft-Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit për 7 vitet e ardhshme e hartuar nga Ministria e Drejtësisë, ku thuhet se do të synohet publikimi online i të gjitha të dhënave të të ardhurave të tyre, në mënyrë që të jenë të aksesueshme nga të gjithë qytetarët.
Struktura e mbikëqyrjes së financave politike që merr këto të dhëna i analizon ato për pajtueshmërinë me rregulloret e raportimit përpara se t'i ngarkojë në një faqe interneti të aksesueshme nga publiku. Për të garantuar transparencë përmes sistemeve digjitale, Shqipëria synon të publikojë raporte të detajuara për të zbatuar masën për transparencën për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore.
Por, cilët janë sektorët që janë përballur më shumë me korrupsionin të përfshira në këtë strategji? Më problematike shihen institucionet kadastrale, shëndetësore, doganat, tatimet, sigurimet shoqërore, institucionet e sigurisë, e më gjerë. Por probleme janë gjetur edhe në sektorin privat, e sidomos tek minierat, industria e ndërtimit, infrastruktura, turizmi, transporti, sportit dhe institucionet shëndetësore.
Baza e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit për vitet 2023-2030 është e ndarë në tre qëllime. I pari lidhet me parandalimin e korrupsionit nëpërmjet forcimit të mekanizmave ligjorë. Synimi i dytë ka të bëjë me ndëshkimin e këtij fenomeni përmes rritjes së performancës së strukturave përgjegjëse për ndjekjen, hetimin dhe ndëshkimin e rasteve korruptive. Dhe qëllimi i tretë, sikurse thuhet në strategji, është ndërgjegjësimi dhe edukimi i brezave të rinj për t’u angazhuar në mënyrë aktive kundër korrupsionit.

(Kliko këtu për draftin e strategjisë antikorrupsion)
-
Nuk eshte ndonje arritje e madhe publikimi i financimit dhe te ardhurave te partive.Kjo eshte njelloj si te thuash,/i pame ne,tani shikoini dhe ju/.Ju i pate deklaratat e LSI dhe prape Likja e drodhi dhe nuk kishte shenuar asgje se si e nga i gjeti parate e lobimit per te cilat sot eshte nen hetim nga SPAK-u.Nuk ia tregoi KQZ dhe organeve te auditimit dhe tani mendoni se do t'ua tregoje //kokepalareve//??!! Ne doni rezultate te verteta,merrni modelin amerikan qe i detyron te nxjerrin dhe zorret e barkut,se te gjitha batakcilleqet qe ben Likja & Co.po i marrim vesh fale sist.amerikan te deklarimit, dhe jo nga org.shqiptare.Vetem keshtu behet pune,pa keto publikimet per popullin jane vetem kuriozitete.Ne Amerike dihet nga kush, pse dhe per cfare financohen partite,kurse ne Shqiperi kemi problem tjeter,politikanet tane nuk shprehen fare ne marrin apo jo financime.P.sh,para disa ditesh,CNN tha qe GOP kishte marre dhurate 1 bilion e ca dollare nga nje donator i vetem,pa dhene shpjegime se kush ishte;ne Shqiperi po te ndodhte e njejta gje,kuptohet jo me keto shifra,por minimale,partite mund te mos e kishin deklaruar fare si ne rastin e Likes.
Përgjigju -
Ku eshte ai Arbërori qe spo komenton me? Apo se i doli emri i padron Salehut?
Përgjigju -
Admistrata nqs deri dje ka per qef duke mar rryshfet shpresoj qe me kto programe te pakten te reduktohet
Përgjigju -
Sa me shume digjitalizohen institucionet aq me shume ulet korrupsioni
Përgjigju -
Me vjen mire per kete transparence qe tregoni me ne qytetaret e ketij vendi
Përgjigju -
Eshte vertetuar qe transparenca eshte ne maksimum nga ana e qeverise
Përgjigju -
Le te publikohen qe dhe ne te informohemi
Përgjigju -
Te pakten e dime qe Rama ska lidhje me korrupsionin
Përgjigju -
Sa mire qe po na tregoni cdo gje
Përgjigju -
Transparenca eshte celesi i marredhenieve me popullin dhe qeverine
Përgjigju -
Shume mire qe ka transparence te tille se shihet cdo gje me imtesi nga cdo qytetar
Përgjigju -
Vari ka...in Shpejt u kujtuat. Une them te vidhni dhe nja 10 vjet se kemi kohe t'a luftojmë korrupsionin. Haram i paci o maskarenj
Përgjigju -
Te behet keshtu qe te gjith mos te fajsojn me . Shum mir duhet trasparenca
Përgjigju -
Shum mir te behet keshtu qe te mos ket me korrupsion
Përgjigju -
me ndryshime te tilla ne paketen antikorrupsion po permbushim avash avash kriteret per te qen pjes e be
Përgjigju -
strategji shume e mire, keshtu nuk lini as vend per dyshime
Përgjigju -
Aq mir po beni sa sja keni iden. Te dalin hapur te gjitha
Përgjigju -
Tani mir berisha nongrata por do u deklarokan edhe gjith antaret e pd
Përgjigju -
Hahahaha tsh po mvje gjynah per spiunat e non gratat
Përgjigju -
Perfekte, ktu do dalin n pah idjotsirat e tgjith te korruptuarve e me pas z. Rama do jet me i qet ndaj projekteve pozitive ne tmiren e vendit ton
Përgjigju -
Nje nisme e mire e cila do te ule ndjeshem korrupsionin ne te ardhmen
Përgjigju -
Po keshtu duhet te kemi transparence ne te gjitha organet
Përgjigju -
me ne fund tashme cdo gje do behet transparente dhe do shikohet edhe populli
Përgjigju -
pd ka mbaruar me koh sbesoj se do sjelli gje ne terezi
Përgjigju -
nje menyre e mire per te na treguar dhe ne te verteten, gjithashtu tregon se nuk i trembeni asgjeje se e beni cdo gje ne menyren e duhur
Përgjigju -
transparenca eshte menyra me e mire per te zgjidhur nje problematik te till. vendim i duhur
Përgjigju -
ja te shofim cfare ndrit kjo partia nongrada njeher se partia socialiste i ka dhene provat
Përgjigju -
ku ka me mire dhe me bukur kur cdo gje behet transparente kam hall se sala do manipuloj ndonje gje
Përgjigju -
Shum mire qe do behen publike ta marin vesh te gjithe e mos ankohen me per shit-blerje votash
Përgjigju -
Asgje e keqe nuk vjen nga transparenca. Vec keshtu mund te luftohet korrupsioni
Përgjigju -
Me mire keshtu ta shikojm te gjithe se cfare behet
Përgjigju -
Transparenca eshte nje gje shume e mire sic ben gjithmon partia socialiste
Përgjigju -
Keshtu sdo te kete me vend per te fshehur asgje sepse cdo gje do te jete me fakte e treguar
Përgjigju -
Transparenca eshte dicka shume pozitive sepse ne kete menyre cdo gje do te jete sheshit.
Përgjigju -
Vetem me transparence do behet i mundur parandalimi i korrupsionit ne vend
Përgjigju -
Te dalin ne drit te gjitha sidomos per ata te opozites qe vetem flasin
Përgjigju -
Super gjetje trancaparenca eshte dicka mjaft e mir qe keni
Përgjigju -
Kam hallin e partis se sales sesi do i fshej leket qe ka vjedhur pale nga do i ket futur,mos esht ai vendi ky mendojme te gjithe hahaha
Përgjigju -
Keshtu po ka lezet cdo gje me rregull dhe transparente per popullin se ngelen dhe keta vjedhin vjedhin pa te shofim njeher tani
Përgjigju -
po me mire trasparenc ta shikojm se ca behet sidomos me ate opziten qe vetem flet
Përgjigju -
me mire qe te dali dhe kush e kush vjedh e kush jo
Përgjigju










Komente
Komento