Drake ndërpret koncertin për të
uruar Rihannën për ditëlindje 

Drake ndërpret koncertin për të<br />uruar Rihannën për ditëlindje 
Reperi Drake duket se nuk e ka harruar dashurinë që ka për Rihannën pasi në mes të një koncerti është ndalur dhe i ka bërë një dedikim këngëtares.

Drake gjatë koncertit me 20 shkurt në Dublin, ka ndaluar këngën dhe ka uruar për ditëlindje yllin e popit, duke lënë të gjithë audiencën pa fjalë.
 
“Dikush ka ditëlindjen sot, dikush për të cilën kam shumë dashuri dhe respekt. Kështu që në vend që t’i uroj thjesht gëzuar ditëlindjen, dua që ne të gjithë bashkë të bëjmë një urim për të”,-tha Drake në mes të koncertit.
 
Ndërkohë menjëherë ka nisur kënga “Work”, dhe i gjithë publiku ka nisur të këndojë njëzëri.
 
Reperi dhe Rihanna kanë patur një romancë mes tyre, por që përfundoi disa muaj më parë.

Ndërkohë lidhja më e fundit e Drake ishte ajo mes tij dhe Jennifer Lopez, por që zgjati shumë pak, pasi çifti i dha fund romancës.

 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë