Lidhja e reperit të njohur Drake me Jennifer Lopez në fillim u pa me skepticizëm, dhe nuk u mendua si diçka serioze. Por dyshja simpatike, po na e tregon dita-ditës, që janë mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.
 
Reperi Drake duket se ka lënë pas historinë me Rihannën, pasi ka vendosur të heqë nga trupi tatuazhin e njejtë që ka me këngëtaren.

Rihanna dhe Drake kur ishin në një lidhje së bashku, kanë realizuar një tatuazh të përbashkët një peshk që i kujton atyre një ditë speciale që kanë pasur në një akuarium.

Por tashmë çdo gjë i përket të kaluarës. Ai e ka zëvendësuar këtë tatuazh me emrin e Jennifer Lopez.

Rihanna
(Drake dhe Rihanna)

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com