Dëmtimi i marrë në çerekfinalen përballë Italisë ka rezultuar i rëndë për sulmuesin e Gjermanisë, Mario Gomez, i cili i ka dhënë lamtumirë Europianit. Diagnoza ka rezultuar fatale për ish sulmuesin e Bayern Munchen dhe Fiorentinës, të cilit do t'i duhet të kalojë një periudhë relativisht të gjatë jashtë fushave të blerta.
Lajme të mira nuk ka as për Sami Khedirën. Mesfushori juventin la fushën e lojës mbrëmë në minutën e 16' të takimit, pas një goditje me taka të marrë në këmbë nga Chiellini. Khedira është në pikëpyetje për ndeshjen e ardhshme të Gjermanisë në gjysmëfinalet e Europianit.
Pas Khedirës, probleme ka edhe për Bastian Schweinsteiger. Kapiteni i gjermanëve ka probleme muskulare dhe vijueshmëria e tij e mëtejshme në Europian është në dyshim.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com