Drama e nënës së braktisur: Do dal të lyp bukë, por kam frikë nga virusi

10 vite më parë nis edhe kalvari i vuajtjeve të Mine Qerimit, një e moshuar nga Kamza, e cila jeton e vetme që pas vdekjes së bashkëshortit dhe braktisjes nga vajza e saj. Pasditen e sotme në emisionin Repolitix u soll në fokus historia njerëzore e kësaj nëne të vetmuar. 

“Jetoj vetëm, fëmija nuk më do, nuk vjen asnjëherë të shoh mamin. Kam 10 vite pa e takuar vajzën.”- shprehet ajo për gazetaren Xhilda Durishti.

Kushtet në të cilat kjo 65-vjeçare jeton nuk të lënë vend për koment. E braktisur nga vajza e saj e vetme, ajo pret në mëshirë të fatit që dikush t'i japë diçka për të ngrënë. Prej ditësh në raftet e saj nuk ka më ushqime. I vetmi burim i të ardhurave janë 60 mijë lekë të vjetra që merr nga pensioni, të cilat i shpenzon të gjitha për ilaçe. Nënë Mine vuan nga disa sëmundje si hipertensioni dhe diabeti. Vendi në të cilën jeton nuk mund të quhet një banesë, çfarë bijë jashtë futet brenda. Ajo shprehet se në ditët me shi krevati ku ajo flen laget i gjithi.

Jetoj tek kjo dhomë këtu, ku çdo gjë që bie jashtë futet brenda. Dal të lyp për bukë, kam një bombol të vogël me të cilën gatuaj. Ushqimet i mbaj tek rafti, kam vetëm një miell, një oriz dhe një vaj që mi kanë falur. Marr 60 mijë lekë në muaj të cilat i harxhoj për të blerë ilaçet. Jam e sëmurë, jam me astmë. Kur bie shi, uji futet brenda dhe krevati ku flejë laget i tëri. Ngrohem me një ngrohëse të vogël që edhe atë ma kanë falur", tha Qerimi.

Në këtë situatë të jashtëzakonshme në të cilën ndodhet i gjithë globi, nënë Minia shprehet se është e frikësuar  nga Covid-19 dhe nuk mundet dot të dali të siguroi ushqimin e përditshëm. Ndoshta për shumë prej nesh mund të duket absurde, por kërkesa e saj e vetme është një kafshatë bukë.

Kam frikë nga virusi dhe kam marrë maska. Situata në të cilën ndodhemi ka ndikuar edhe tek të ardhurat që fitoj duke lypur pasi shumë pak më falin para apo ushqime. Kërkoj bukë, të jetoj si të gjithë, jam shumë e dobët “- shprehet me lot ne sy e moshuara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës