Basketboll/ Besëlidhja 'hedh dorezën' për titullin kampion, mund me diferencë Kamzën

Basketboll/ Besëlidhja 'hedh dorezën' për titullin kampion, mund me diferencë Kamzën

Foto ilustruese

Elita e basketbollit të meshkujve në Shqipëri zhvilloi javën e dytë. Besëlidhja e Lezhës shënoi fitoren e dytë në kaq javë, teksa mundi 100-69 Kamzën. Në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet, djemtë e Afrim Bilalit nuk i lanë shanse kamzalinjve në parket.

Çereku i parë i ndeshjes foli për lezhjanët, që fituan 27-21. Në periodën e dytë, Kamza e Eni Llazanit mori veten dhe fitoi 16-20, teksa në pjesën e dytë ishte sërish Besëlidhja që fitoi 28-20. Kur u duk se Kamza do reagonte, çereku i fundit i ndeshjes foli sërish për vendasit që fituan 29-8, për rezultatin final 100-69.

Më i miri në parket me 23 pikë e 12 kërcime në tabelë ishte Ueekes Philbert i Besëlidhjes, teksa edhe Shestani i lezhjanëve shënoi 19 pikë e katër kërcime në tabelë.

Pas kësaj jave, elita e basketbollit të meshkujve në vend kryesohet nga Besëlidhja dhe Elbasani me katër pikë, ndërsa Vllaznia, Tirana, Teuta, Kamza dhe Apolonia kanë nga tre pikë. Partizani, Fieri, Flamurtari dhe Skënderbeu kanë një pikë.

Rezultatet:

Besëlidhja 100-69 Kamza

Apolonia 71-94 Teuta

Tirana 92-66 Vllaznia

Elbasani 98-68 Fieri

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta 'dirigjent', ekzalton delegatët e Partisë së Lirisë teksa luhet kënga 'Për ty Atdhe' e Mentor Xhemalit

Meta 'dirigjent', ekzalton delegatët e Partisë së Lirisë teksa luhet kënga 'Për ty Atdhe' e Mentor Xhemalit