SARANDË - Vajza 22-vjeçare e Afrim Uzos, i cili mëngjesin e 1 janarit 2016 ekzekutoi me breshëri automatiku gruan dhe më pas qëlloi ndaj vetes, vijon të jetë në gjendje të rënduar psikologjike e shtruar në spitalin e Sarandës.
Policia ende se ka marrë në pyetje të renë për të hedhur më shumë drite mbi dinamikën e krimit që tronditi mbarë vendin 1 janarin e 2016-ës.
22-vjeçarja ndodhej brenda në banesë me të ëmën Liljana Uzon 45-vjeçare, kur ka ardhur kryefamiljari.
Ndërkohë dëshminë në polici ende nuk e ka dhënë as djali 20-vjeçar i familjes Uzo, i cili aktualisht ndodhet pranë së motrës në spitalin e Sarandës. Pranë të rinjve ndodhet edhe një psikolog.
50-vjeçari Afrim Uzo i cili ishte marangoz pasi ka debatuar me gruan, me të cilën prej vitesh kishte konflikte ka qëlluar drejt saj më armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa më pas ka qëlluar në drejtim të vetes.
Çifti ishte drejt divorcit, ndërsa gjykata kishte lëshuar urdhër mbrojtje për Liljana Uzon. Natën që kreu krimin, Afrimi kishte kërkuar që të bashkohej me familjen por gruaja dhe fëmijët nuk pranuan.
Sipas fqinjëve të tyre, çifti Uzo fillimisht kishte jetuar në fshatin Shalës të Bashkisë Konispol dhe më pas ishin transferuar në fhsatin Gjashtë të Sarandës.
Ajo çka është edhe më dramatike, është fakti se edhe varrimi i tyre është bërë i ndarë. 50-vjeçari është varrosur në fshatin Shalës, ndërsa gruaja Liliana, u varros në fshatin Gjashtë ku edhe banonin.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com