Drama shqiptare 'Tri mendje në ankand' flet kroatisht në Zagreb

Drama shqiptare 'Tri mendje në ankand' flet kroatisht në Zagreb

Aktorët e "Tri mendje në Zagreb"

Zagreb, më 13 tetor 2018, në sallën e Teatrit Mala Scena u shfaq premiera në kroatisht e dramës satirike të autorit Ferdinand Hysi “Tri mendje në ankand“, “Tri mozga na prodaju“. Kjo dramë u vu në skenë nga Teatri Shqiptar në Kroaci “Mërgimtari“ me regji të Leonard Hamitaj dhe nje kastë multinacional aktorësh të Zagrebit.

Premiera në Zagreb u ndoq nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli; kryebashkiaku i qytetit të Dugo Selo-s, Nenad Panian, ne nje salle te mbushur plot e perplote nga nje numër  i madh artëdashësish kroatë e shqiptarë dhe gazetarë kroatë. Premiera u prit shumë mire nga te pranishmit te cilet e duartrokiten gjate ne pershendetjen e fundit te aktoreve, si dhe shprehen opinione dhe mendime nga me te mirat per realizimin e kësaj shfaqeje, ne nje takim te ngrohte me aktore dhe organizatoret e kësaj shafqeje. 

Në premiere në Zagreb ishte i pranishëm dhe dramaturgu Ferdinand Hysi që për këtë premierë në kroatisht u shpreh se “...kjo dramë është dhënë disa herë në skenat e teatrove shqiptarë, premiera kroate është ndryshe për shkak të gjuhës kroate që i ka dhënë më shumë mundësi interpretative aktorëve“.

Me pas ai duke u ndalur ne disa pershtypje te tij personale per kete shfaqe, tha: „ Ishte një punë shumë e pastër dhe shumë e bukur në radhë të parë e regjisorit Leonard Hamitaj,i cili duke i qendruar besnik tekstit, kishte gjetur element regjisorial qe e ben shfaqen te prekshme per publikun kroat dhe atij shqiptar te pranishem.

Njekohesisht me beri shumë pershtypje dashuria dhe perkushtimi i kastes se aktoreve në çdo element te shfaqes, ata ishin dashuruar me tekstin dhe e nuanin ate me shumë pasion dhe deshire, duke respektuar deri ne detaje ate qe regjisori kishte synuar ne venien në skenë të kësaj pjese.

Doja të veçoja Leonardin në kete venie ne skene, jo vetem per regjine por dhe per faktin se luante vete ne njerin prej roleve kryesore te drames, I PARI, ku në mendimin tim personal, ishte i realizuar me mjeshteri, me shumë ekspretivitet dhe njekohesisht me mjeshterine e tij aktoreske udhehoqi dhe gjithe grupin ne realizimin me sukses te shafqes. Me beri shumë pershtypje dhe publiku kroat, ne nje ndjekje te shfaqes me shumë kulture dhe me nje personalite percollen dhe mendimet e opininonet e tyre ne takimet direkte“

Teksti u përkthye nga Bashkim Fazliu, ndërsa sponsor i shfaqjes ishte Këshilli për pakicat kombëtare i Republikës së Kroacisë. Më pas kjo trupë teatrale shfaqjen e dha në disa qytete të tjera të Kroacisë: me 14 tetor 2018, në qytetin e bukur bregdetar të Porečit, në sallën e shfaqjeve të Universitetit Popullor nën kujdesin e perfaqësuesve të komunitetit shqiptar të Istrës Idris Sulejmanit e intelektuales Florina Lumezi, ku u ndoq nga një publik i madh dhe nga vetë autori Hysi; më 20 tetor shfaqja u dha në qytetin e Zarës, në sallën e Teatrit të Kukullave të këtij qyteti nën kujdesin e përfaqësuesve të këshillave shqiptare Adem Shales e Nue Mrijaj, ku u ndoq nga shumë artëdashës kroatë e shqiptarë.

Ndërsa më 27 tetor 2018 këtë dramë satirike e ndoqën në sallën e Teatrin “Branka Mihaljevića“ të qytetit të Osijekut, nën kujdesin e konsullit të nderit të Shqipërisë Basri Alitit njëherit dhe përfaqesues i komunitetit shqiptar të Sllavonisë, publiku i shumtë ndër të cilët kishte shumë të rinj.

Slavica Šarović, gazetare e Radio Martin dhe kryeredaktore e portalit kroat nacionalnemanjinehr që ndoqi premierën në Zagreb, u shpreh“...Teatri Mërgimtari shkëlqyeshëm promovon autorët shqiptarë në kroatisht.

Në këtë premiere ishte një grup brilantë aktorësh, Leonardi me mjeshtëri luajti rolin e të çmendurit, por edhe të tjerët. Enisa Majer, Arijana Bali, Vedran Kojić, Miroslav Medaković dhe Oldrich Husak“. Madje Šarović këtë shfaqje e cilësoi si versioni i dytë i “Fluturim mbi folenë e frikacakëve“.

Teatri Shqiptar Mërgimtari, që vepron në kuadër të Shoqatës Teatrale Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari“ është i njohur për publikun shqiptare kroat që prej disa vitesh, me vënien në skenë të disa veprave të dramaturgëve shqiptarë në gjuhën shqipe, me komedinë e autorit kroat Miro Gavran “Burri i gruas sime“ vënë në skenë në gjuhën shqipe; me tragjikomedinë e Armand Borës “Ata hyjnë patrokitur“ vënë në skenë në gjuhën kroate.

Shfaqjet e teatrit “Mërgimtari“ i ka ndjekur dhe publiku i rajonit në turnetë e tij në Koper të Sllovenisë, Linz të Austrisë, Stuttgard të Gjermanisë e tjerë.

Teatri “Mërgimtari“ gjithmonë ka mbështetjen e institucioneve lokale kroate e veçanërisht të kryebashkiakut të Zagrebit Milan Bandić, si dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave e televizionit shtetëror kroat HRT1 dhe të televizioneve lokale Jabuka tv, Mrezatv, Z1.

Ky teatër,tashmë i afirmuar në skenat kroate bën më së miri gërshetimin e dy kulturave shqiptare e kroate, promovimin e dramaturgëve kroatë në gjuhën shqipe dhe të autorëve shqiptarë në gjuhën kroate, që shumë pak janë të njohur nga lexuesi kroat.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar