Teuta ka fituar ndaj Kukësit mbrëmjen e sotme duke fituar me shifrat 2-1. Ndeshja filloi mirë për verilindorët të cilët gjetën golin me anë të bomberit të tyre, Reginaldos. Me këtë rezultat do të mbyllej pjesa e parë ndërkohë pjesën e dytë do të vinte dhe përmbysja e madhe e Durrsakëve. Do të ishin Gerhard Progni dhe Renato Arapi të cilët brenda 8 minutash, saktësisht në minutat 64' dhe 71' do të arrinin fitoren për 'Djemtë e detit'. Gjithsesi 3 pikët do të vinin me zemër në dorë për Teutën, e cila në minutat shtesë mbeti me 10 lojtarë për shkak të dëmtimit të Hakajt, në një kohë kur ishin kryer të tria zëvendësimet. Si të mos mjaftonte kjo, në minutën e 93, Kukësi fiton një penallti pasi Osmani prek topin me dorë, me këtë të fundit që merr të dytin e verdhë e largohet duke lënë ekipin me 9 lojtarë në fushë.
Fatmirësisht për Teutën portieri Hidi bën mrekullinë duke pritur penalltinë e goditur nga braziliani William. Me këtë fitore Teuta ngjitet në vendin e dytë duke parakaluar pikërisht Kukësin. Pas 22 javësh kampionat "Djemtë e detit" kanë 39 pikë, 1 më shumë se verilindorët e drejtuar nga Cungu.
Durrsakët mund të ëndërrijnë tashmë pasi parakalojnë Kukësin dhe hyjnë në garë direkt me Partizanin të cilin i shohin vetëm 7 pikë larg 'Të kuqtë' e Skënder Gegës.Teuta me këtë rezultat mund të thuhet se ka dalë nga minikriza e javëve të kaluara ku numëroi 4 barazime rradhazi në kampionat, por ekipi bregdetar nuk humb që nga 3 tetori i vitit të kaluar. Humbja me Partizanin ishte e fundit për Teutën ndërsa në kampin verilindor pas humbjes tronditëse përballë Tiranës tani vjen dhe tjetra në Durrës.