Me 11 fëmijë, i dëshpëruar dhe i pastrehë! Roberto Carlos fle në ambientet e Real Madrid

Me 11 fëmijë, i dëshpëruar dhe i pastrehë! Roberto Carlos fle në ambientet e Real Madrid

Roberto Carlos

Është një nga ambasadorët e Real Madrid, por jeta private e ish-legjendës braziliane të futbollit, Roberto Carlos, nuk është e qetë. Sipas programit televiziv "Fiesta" ish-mbrojtësi ka mbetur mes katër rrugëve duke u zhvendosur në ambientet e qendrës sportive të Real Madrid në kryeqytetin spanjoll.

51-vjeçari thuhet se është transferuar në ambientet sportive të klubit pas ndarjes së tij nga fizioterapistja Mariana Luçon, sipas Estadio Deportivo. Braziliani, baba i të paktën 11 fëmijëve me shtatë gra të ndryshme, po përballet me një divorc të komplikuar pas më shumë se 15 vitesh martesë.

Një divorc me një pronë shumë-milionëshe në rrezik

Të martuar që nga viti 2009, Roberto Carlos dhe Luccon thuhet se kanë vendosur të ndahen, siç zbulohet nga programi 'Fiesta'. Divorci pritet të jetë kompleks për shkak të pasurisë së ish-lojtarit, e vlerësuar në 166 milionë dollarë.

Ndryshime në jetën e brazilianit

Programi raportoi se ndërsa vjehërrit e Roberto Carlos banojnë në një nga pronat e tij dhe Luçon mbetet në shtëpinë kryesore, ai është transferuar përkohësisht në 'Ciudad Deportiva' të Real Madridit .

Një jetë familjare famëkeqe

Një dekadë më parë, Roberto Carlos zbuloi se kishte 11 fëmijë, një koment që u bë viral. “Tani jetoj me Manuelën dhe kam disa të tjerë atje. Unë kam 7 në Brazil, një në Meksikë, një tjetër në Hungari, një që jeton në Alicante dhe të tjerët janë në Brazil”, tha ai gjatë një interviste me gazetarin Josep Pedrerol.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tarras Lala: 08/01/2025 07:44

    Tipa tē till si Roberto Karlos kur sbēhen njerēz tju japēsh dhe miljarda. Kto lloi tipash jan mē keç se flamuri pa bisht i partis wc pd.

    Përgjigju
  • Sarrile: 07/01/2025 22:33

    Gabel hesapi, cuni tezes Mandit Nishtulles.

    Përgjigju
    • Or tej: 08/01/2025 00:03

      Mand Nishtulla po na del zotni para ktij or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut