Ata tha se nga buxheti i shtetit janë planifikuar 20 mln euro për këtë sector dhe u bënë thirrje fermerëve të plotësojnë dokumentacionin e nevjoshëm.
Deputeti i qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj dhe zëvendësministri i Bujqësisë ishin në Drashovicë për të informuar fermerët në lidhje me përfitimin e subvencioneve. Nga Fond i i Shtetit janë planifikuar 20 milionë euro për këtë sektor dhe për këtë duhet të plotësohen disa dokumente.
Deputeti Sinaj shprehu dëshirën për të patur sa më shumë përfitues. Zv/ministri këshilloi fermerët se si të veprojnë.
Takimi më pas ka vijuar edhe me banorë të lumit të Vlorë ku janë diskutuar edhe të tjera problematika në bujqësi. Deputeti Sinaj shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar fermerët dhe për këtë ai tha se ka mbështetjen edhe të qeverisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO








