TIRANE, 14 Korrik/ATSH/- Rreth 1350 banorë të fshatrave Bllicë dhe Laçaj në Qarkun e Dibrës së shpejti do të kenë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm falë investimit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) në ndërtimin e një skeme të re të furnizimit me ujë.
Skema e furnizimit me ujë është një nga shumë investimet e ngjashme të furnizimit me ujë në zonat rurale që FSHZH ka zbatuar në qarqet e Dibrës, Kukësit dhe Shkodrës, të financuara nga qeveria shqiptare dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW).
Vlera totale e investimit sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit llogaritet 38 732 242 lek/a.gjonaj/ /a.g/