TIRANE- Bota po ndryshon, po ashtu dhe pritshmëritë e konsumatorit...Po përsa i përket makinave, kompania “CITROEN’ ka zgjedhur një qasje unike: Kushtoji vëmendje asaj që me të vërtetë ka rëndësi. Kështu do të nisim këtë histori suksesi të Eris Përpunjës, përgjegjësit të shitjeve në kompaninë më ‘in’ në tregun automobilistik shqiptar.

Për të qenë një meaxher ‘in’ në tregun shqiptar, në radhë të parë duhet të dish sesi funksionojnë shitjet, pasi sot mundësitë potenciale për progres janë të lidhura ngushtë, veçanërisht në cilësinë e manaxhimit. Nën moton ‘Si të shesim dhe çfarë të shesim’, Përgjegjësi i shitjeve në ‘Citroen’ Eris Përpunja tregon se, të gjitha organizatat, të vogla apo të mëdha, private apo publike, të orientuara nga fitimi ose jo e pavarësisht nga fusha ku e ushtrojnë aktivitetin e tyre kanë një gjë të përbashkët: nevojën për tu manaxhuar.