PUKË - Prokuroria kërkon 3 vite burg për ish-prokurorin e Pukës Pëllumb Prenci, i hetuar për korrupsion në drejtësi. Prençi u arrestua 2 vite më parë pas denoncimi të skandalit në Gjykatën e Pukës aty ku kundrejt pagesës shiteshin vendimet. Mirëpo për shkak të gjykimit të shkurtuar, prokuroria kërkoi që Prençi të dënohet me 2 vite burg. Pritet që në ditët në vijim, mbrojtja e Prençit të japë konkluzjonet dhe më pas gjykata të shprehet me vendim. Së bashku me Prençin u arrestua dhe kreu i Gjykatës Pukë asokohe Shtjefën Lleshi i cili pas dënimit u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Kalvari juridik
Dosja e korrupsionit në gjykatën e Pukës ka kaluar në një kalvar përballjesh ligjore derisa ka mbërritur në gjykatë për faktin, së pari, se për gjyqtarin Lleshi duhej autorizimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Policia në atë kohë arrestoi gjyqtarin Shtjefën Lleshi, Prokurorin Pëllumb Prençi; sekretaren Liljana Shkjau; kancelaren Meliha Kuka; avokatët Fran Dashi dhe Fariz Xhurxhi si dhe shoferin e prokurorit, Dëfrim Premçin. Arrestimet erdhën pas denoncimit me filmime të emisionit “Fiks Fare” të një rasti korrupsioni, marrjeje rryshfeti në këmbim të lirimit të disa të arrestuarve gjatë protestave ndaj një kompanie minerare në Kukës.
Gruaja, prokurore në Shkodër
Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se pikërisht në prokurorinë e Shkodrës, punon si prokurore gruaja e të pandehurit Pëllumb Prençi. Bëhet fjalë për A.Prençi, e cila është pjesë e organikës së prokurorëve në Shkodër. Ky konflikt interesi nuk është vetëm në prokurorinë e Shkodrës, por edhe në gjykatën e këtij rrethi, ku në këtë institucion punon si gjyqtar kunati i Pëllumb Prençit, gjyqtari A. Ymeri. Ky i fundit punon si gjyqtar në dhomën civile të gjykatës së Shkodrës, duke krijuar kështu një konflikt interesi. Skandali korruptiv në gjykatën dhe prokurorinë e Pukës, ku avokatë, sekretare, kancelare, gjyqtarë dhe një oficer policie ishin përgjuar teksa zhvillonin biseda për lirimin e një të pandehuri në këmbim të shumave financiare që varionin nga 5 deri në 10 milion lekë të vjetra.
Për minierën
Arrestimet erdhën pas denoncimit me filmime të emisionit “Fiks Fare” të një rasti korrupsioni, marrjeje rryshfeti në këmbim të lirimit të disa të arrestuarve gjatë protestave ndaj një kompanie minerare në Kukës.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Akuza për korrupsion, shkarkohet prokurori i Pukës Pëllumb Prençi