"Drejtësia", Alibeaj: Dakord edhe
tryezës së ekspertëve, nëse ka paritet 

tryezës së ekspertëve, nëse ka paritet ">
Partia Demokratike pranon diskutimin e draftit të reformës në drejtësi edhe në nivel ekspertësh, por kushti i demokratëve është që në këtë tryezë të ketë paritet. Eksperti demokrat për reformën në drejtësi, Enkelejd Alibeaj, u shpreh në emisionin 45 minuta në Report TV se është mazhoranca ajo që kundërshton vendimmarrjen e përbashkët me opozitën në tryezën e ekspertëve.

“Pyetja është në këtë rast pse këmbëngulet nga ana e PS që të mos realizohet kjo lloj tryeze? Sepse mendojmë se duke pasur një trupë ekspertësh sipas tyre të pavarur, po jo për publikun, që do të jenë ata të cilët do të vendosin, nëse ne të tjerët, të mos kemi asnjë lloj force vendimmarrëse apo bllokuese, ky është një diversion i madh që i bëhet bashkëpunimit politik”, u shpreh Alibeaj.

Ish ministri i drejtësisë theksoi gjithashtu se PD është dakord me Venecian që Prokuroria Speciale të jetë e pavarur nga Prokurori i Përgjithshme, por shqetësim për opozitën është se, kush do ta hetojë kreun e kësaj strukture të re nëse shkel ligjin.

Sa i takon formulës së votimit të anëtarëve të institucioneve kushtetuese, demokratët preferojnë shumicën absolute me 2/3 nisur nga raportet aktuale në Kuvend, por me mekanizëm zhbllokues.  
   
Z.Alibeaj, çfarë kërkon Partia Demokratike për reformën në drejtësi? Pse kërkoni tryezë politike për diskutimin e draftit? Dhe pse kundërshtoni tryezën e ekspertëve?
Si është organizuar sot komisioni parlamentar për reformën në drejtësi? Funksionon me paritet. Kështu do të duhej të organizohej edhe komisioni i ekspertizës, në paritet, dhe vendimet të merreshin në unison ose me votë. Kjo është një gjë që nuk e pranon PS. Nëse plotësohen këto kushte, pak rëndësi ka nëse diskutohet në komisionin politik apo atë të ekspertëve. Këtu s’ka asnjë lloj problemi. Pyetja është në këtë rast pse këmbëngulet nga ana e PS që të mos realizohet kjo lloj tryeze? Sepse mendojmë se duke pasur një trupë ekspertësh sipas tyre të pavarur, po jo për publikun, që do të jenë ata të cilët do të vendosin, nëse ne të tjerët, të mos kemi asnjë lloj force vendimmarrëse apo bllokuese, ky është një diversion i madh që i bëhet bashkëpunimit politik. Sa ekspertë të pavarur do të ishin ata që do të vendosin? Që në shtator, edhe në të famshmin draft të 29 dhjetorit, pse na ndodhën ne problemet në tryezën e ekspertëve? Sepse s’kishim paritet. Dokumenti i vetëm i prodhuar që do të kishte, vlerë do të ishte dokumenti i ekspertëve të pavarur. Kontributet tona, idetë tona, nuk mund të merreshin në shqyrtim. Opinioni i PD, ai që përshkruhet si vullneti politik në tekst, nuk është gjë tjetër, veçse puna e ekspertëve.
 
Shtyllat e përmbajtjes së këtij drafti, votimi me 2/3 apo 3/5, sipas Venecias janë legjitime të dyja. 2/3 kanë thënë se kërkesa duhet të ketë edhe një element zhbllokues. Por nga ana tjetër, ka dhënë edhe një pikë të drejtë që duhet pjesëmarrja e opozitës. Nga 11 gjyqtarë që do të përbëjnë KLD, 5 do të votohen në parlament, 3 nga shumica dhe 2 nga opozita. Cili është varianti që ju keni?
Kur është diskutuar çështja e shumicës në tryezë, ajo që unë kam thënë ka qenë, se ne kërkojmë që shumica prej 3/5 të mos aplikohej sepse është e papranueshme për raportin aktual në Parlament. Më shumë sesa kjo shumicë, është e pranueshme çfarëdolloj formule. Që përfshin brenda një koncept, pjesëmarrjen substanciale të opozitës. Sa formula ka? Shumë. Njëra prej të cilave është 2/3. Vetë Venecia ka thënë disa prej formulave të mundshme. Kushti bazë që ne këmbëngulim, është pjesëmarrja substancial e opozitës. Në KLGJ p.sh me 11 anëtarë, 5 vijnë nga politika, s’do ishte mirë që të 5-të të vinin nga mazhoranca. Ndaj, duhej një lloj mekanizmi balance e kontrolli. Ne s’kemi shkuar në përzgjedhjen e një formule, por ia kemi lënë të lirë mazhorancës. Ne s’jemi për të ngecur, o këtë formulë ose ndryshe reforma s’bëhet. Kemi lënë hapësirë prej 3 formulash, që të zgjidhet njëra prej tyre. Venecia thotë se mund të jenë 2/3 por me mekanizëm zhbllokues. Ka thënë proporcionaliteti dhe për këtë ka 1001 formula. Nëse ka një formulë që kemi thënë dhe që e pohon edhe Venecia, është formula, se deri në momentin kur kjo legjislaturë të vazhdojë, le të ecim me një shumicë prej 2/3 me mekanizëm zhbllokues. Ky mekanizëm është renditja e kandidatëve. Ku parlament s’e kryen punën e vet, dikush tjetër e kryen. Kjo është e vetmja që kemi thënë. Për t’i dhënë një sinjal në tryezën e ekspertëve që ta kalonin këtë ngërç. Në një moment u pranua nga ekspertët e palës tjetër dhe ditën tjetër u tërhoqën.
 
Cili është qëndrimi aktual i PD. Se kjo është shumë e vjetër në kohë?
Ne jemi të kujdesshëm modestisht që të mos ia themi mazhorancës se kjo është formula jonë. S’i japim asnjë lloj shkaku për të mos u afruar në tryezë për konsensus. S’ka më mirë sesa ta gjejmë bashkë. Përzgjedhja 3 ata dhe dy ne, është e papranueshme. Sistemin e kap një ndërhyrje e njëanshme politike, e një mazhorance që nuk kontrollohet nga askush. Vetëm opozita mund ta neutralizojë një mazhorancë. Se ndryshe mazhoranca ka fushëbetejë të lirë për të kapur gjithçka. Se kjo mazhorancë është shumë agresive ndaj sistemit gjyqësor. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit që do të shkojnë nga Kuvendi, të vijnë njerëz që profesionalisht e meritojnë. Këta njerëz që filtrojnë në mënyrën të qartë për profesionalizimin e tyre, duhet të marrin edhe një mbështetje të gjerë. Të arrijmë të bëjmë bashkë aftësinë e tyre dhe mbështetjen e publikut në kushtet e parlamentit.
 
S’është formula, 3 pozita, 2 opozita?
Do të duhet të instalohet një dialog, një dialektik midis palëve politike në mënyrë që gjithsecila palë kur të japë votën, se cila do të jetë ajo formulë, vetëm në atë lloj mënyre, vetëm atëherë ajo celebrohet. Mund të kem prirjet e mia se cila mund të jetë formula, por s’është kjo e rëndësishme. E rëndësishme është që zëri i politikës të jetë i përbashkët.
 
Ndalemi tek SPAK-u, e zgjidh ngërçin e krijuar me Byronë? E kënaq lidhur me atë që ju donit  për këtë strukturë, ndryshe nga sa u soll nga qeveria në fillim? Do të jetë në varësi formale nga Prokurori, por aktiviteti i saj do të jetë autonom?
Debati filloi nga Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila ishte një nukël brenda Policisë së Shtetit, pjesë e ekzekutivit. Debati vazhdoi dhe pika që palët debatuan ishte për varësinë e Byrosë. Ajo që solli qeveria, tani s’dihet se ku është... Ku e kanë çuar? Për të qenë konkret, drafti i parë i shtatorit e përmendte Byronë e Hetimit. Drafti i dytë, i datës 15 janar 2016, çuditërisht nga ana e mazhorancës, e hoqi. Sot në këtë tekst nuk e gjen më Byronë e Hetimit. Njihet si Prokuroria Speciale, një lloj Njësie Hetimore. Varësia e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nuk duhet të jetë nën ekzekutiv, por duhet të jetë nën Prokurori. Venecia thotë se, Prokuroria Speciale do të duhet të ketë një lloj autonomie, deri në pavarësi totale nga Prokurori i Përgjithshëm. Ne jemi dakord që prokuroria speciale të ketë një lloj distance nga autonomia në pavarësi nga Prokuroria. Por, problemi në këtë mes ishte nëse, Byroja Kombëtare e Hetimit, do të duhet të ishte në varësi të MB, apo në varësi të Prokurorisë Speciale? Pra, raporti mes Prokurorisë dhe Policisë. Pra, prokurori a do t’i ketë në varësi oficerët e policisë, apo këta do t’i binden Ministrit të Brendshëm? Varësia e këtyre funksionarëve, do të duhet të jetë nën varësinë e Prokurorit Special, por jo nën ministrin e Brendshëm. Historia e Prokurorisë Speciale, ka ardhur si rrjedhojë e domosdoshmërisë për të luftuar korrupsionin. Ka qenë gjithmonë frika, që duke qenë se Prokurori i Përgjithshëm emërohet edhe me një lloj pjesëmarrje të vogël të parlamentit, ka patur gjithmonë frikën se një Prokuror i Përgjithshëm të mund të influenconte negativisht te lufta kundër korrupsionit. Për këtë arsye kërkohet një distancë mes Prokurorit Special dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Pra, të mos ketë asnjë lloj doze ndaj Prokurorit Special.
 
Jeni dakord me opinionin e Venecias për Këshillin e Lartë të Prokurorisë?
Ne kemi qenë dakord me ngritjen e këtij këshilli, si një organ që mbron statusin e Prokurorit. Për Prokurorin Special duhet të ketë distancë ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, por jo krejtësisht jo llogaridhënës, se mund të bjerë pre edhe e presioneve të tjera jo politik, korruptive, të mosperformacës, dhe manipulimit politik. Duhet të japë llogari. Venecia ka thënë se do të ishte mirë që KLP, të kishte të drejtë t’i tërhiqte veshin. Kush do ta investigojë? Kush do të jetë mbi të? Kjo është çështja që duhet diskutuar.  
 
A do të jetë kjo një reformë që do të bëjë drejtësi dhe do të rrisë ndëshkimin ligjor. Se perceptimi i publikut është që politikanët s’mund të bëjnë reformë për të ndëshkuar veten e tyre...
Nëse publiku mendon se kjo do të jetë një reformë që do të përfundojë më vonë me disa skenare, mendoj se nuk është kështu. Reforma bëhet për një qëllim tjetër. Që shërbimi i drejtësisë të jetë i tillë që t’i japë favore publikut, transparente e drejtë, në kohë të shkurtër. Kjo bëhet duke garantuar një status të fortë, të qëndrueshëm, imun ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nëse arrihet që gjyqtarit t’i bjerë telefoni nga kryeministri jo vetëm të reagojë, por ta çojë në ndjekje. Nëse do të kemi gjyqtarë të mirë paguar, profesionistë, pak rëndësi ka se kush vjen në bankën e të akuzuarve. Shërbimi i drejtësisë duhet të jetë i shpejtë, pa zvarritje, publik, i drejtë, koherent. Kjo është drejtësia që duhet të synojmë të gjithë.
 
Një debat ishte edhe ditët e fundit kur u votua gjyqtari i Apelit Tiranë. U fol për një 8:1 që tregon se PD vazhdon ta ketë influencën në gjyqësor. Gjyqtari i zgjedhur, Demiraj, ka qenë më pranë PD...
Kjo do të thotë të abuzosh me atë çka është e vërtetë. S’kam asnjë lloj gjykimi as për njërin dhe as për tjetrin. Zotëria në fjalë ka qenë gjyqtar në Gjirokastër, ka qenë edhe anëtar i KLD. PD nuk ka asnjë lloj pjesëmarrje, apo preference. Ai që humbi, që ju e quani të së majtës, e mbani mend para ca kohe që u propozua për GJL dhe nga mazhoranca e majtë u rrëzua? Atëherë i bie që është i djathtë. Është mirë të mos abuzohet me të tilla situata, sepse nëse flasim për preferenca në KLD, doni ta quaj presidentin të PD, sa anëtar të emëruar nga mazhoranca në Kuvend, 3 anëtarë, pra, PS ka tre dhe PD një. 8 të tjerët janë gjyqtarë. S’e marr guximin t’i quaj gjyqtarët të të majtës dhe të të djathtës. Ai që është zgjedhur sot kryetar i Gjykatës së Apelit, i bie që të jetë një përfaqësues i mazhorancës.
 
Ku do të jetë nesër kandidat për deputet Enkelejd Alibeaj? Në Fier apo diku tjetër?
E kam filluar ushtrimin e funksionit të aktivistit të PD, në qarkun e Fierit dhe dëshira ime është që të vazhdoj të jem në Qarkun e Fierit. Por këtë e vendosin forumet vendimmarrëse në PD.  

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'