Ngritja e Bordit të Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të procesit të Vetingut ka krijuar tension në politikën e Tiranës.
Dy ministra të LSI, ai i Drejtësisë dhe ajo e Integrimit, përmes dy letrave drejtuar institucioneve shqiptare, ambasadave dhe komisionerit Johannes Hanh, kanë shprehur shqetësimin për mungesën e një bazë dhe referencë në legjislacionin shqiptar të Bordit të ONM.
Dy ministrat janë mbështetur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili ka kërkuar që t’i kthehet legjitimiteti këtij procesi. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Pandeli Majko është pozicionuar në krah të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, duke pohuar se nuk do të jemi ne që do të mbikëqyrim ONM, por e kundërta.
Po kush janë njerëzit dhe kompetencat e Bordit të ONM që kanë shqetësuar politikën? Bordi do të drejtohet nga shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian, e cila kohë më parë mori në mbrojtje ambasadoren Romana Vlahutin nga sulmet e PD. Po ashtu, pjesë e bordit është edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, kundërshtar i përbetuar i sistemit aktual të drejtësisë, ashtu si shumica e shqiptarëve.
Pjesë e Bordit të ONM është edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, e shpallur “armike” nga opozita shqiptare. Pjesë e këtij organi do të jenë përfaqësues të Komisionit Evropian, të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë së SHBA. Institucioni i fundit njihet për qëndrimet e prera në favor të ligjit të Vetingut gjatë kohës kur gjyqtarët dhe PD kërkuan rrëzimin e ligjit.
Po ashtu, pjesë e këtij Bordi të shumëdiskutuar do të jenë edhe gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Sa i takon kompetencave, Bordi i Menaxhimit, do të këshillojë, asistojë dhe monitorojë vëzhguesit e ONM, të cilët do të mbikëqyrin procesin e Vetingut. Anëtarët e Bordit mund t’u vënë në dispozicion vëzhguesve të dhëna dhe fakte, të cilat vëzhguesit mund t’i vënë në dispozicion në institucioneve të Vetingut.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com