Drejtësia 'braktisi' komisionin 'Xhafaj', Gonzato: Të respektojmë pavarësinë e institucioneve! Djegia e karrigeve, mënyrë jo efikase për të denoncuar mungesën e demokracisë

Ambasadori i BE Silvio Gonzato nga Elbasani ditën e sotme ka reaguar lidhur me bojkotin që institucionet e drejtësisë i kanë bërë komisionit “Xhafaj”.

Gonzato bëri apel që pavarësia e institucioneve të drejtësisë të respektohet ndërsa shtoi se BE do të vazhdojë të asistojë komisionin “Xhafaj” për të bërë të mundur konsolidimin e Reformës në Drejtësi.

"Në fakt unë nuk mendoj që është ashtu.Mendoj që ata kanë patur një mendim tjetër dhe ndoshta është interpretuar ndryshe nga media mendimi që ata kanë dhënë. E kam fjalën për Këshillin e Lartë Gjyqësorin, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, SPAK un dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.Duhet të respektohet pavarësia e institucioneve të drejtësisë, që do të thotë do të duhet edhe kontributi i tyre, por mbi të gjitha do të duhet të konsolidohet reforma e drejtësisë e vitit 2016. Kjo na ka bërë ne që të ofrojmë ekspertizën tonë, në mënyrë që të përshpejtohen të gjitha përpjekjet që kanë të bëjnë me parandalimin e korrupsionit, me mirëqeverisjen , por dhe me konsolidimin e reformës në drejtësi", tha ai.

Një koment ambasadori i BE Silvio Gonzato e pati edhe për protestën e opozitës në 7 tetor. 

"E kam dhënë një koment të shkurtër një ditë më pas në parlament. Më lejoni të them se ne jemi në procesin e hapjes të grup kapitullit të parë për negociatat për integrimin në BE, që ndoshta është edhe grup kapitulli më i rëndësishëm dhe për këtë arsye është grup kapitulli i parë që hapet , por edhe i fundit që mbyllet. Që do të thotë se është shumë e rëndësishme në këtë kontekst që Kuvendi i Shqipërisë të funksionojë ashtu siç duhet.  Një kuvend si mazhoranca dhe opozita luajnë rolin e tyre përkatës", tha ai. 

Sa i takon arrestimit të deputetit Salianji, Gonzato nuk pranoi që të jap një koment.

"Unë nuk bëj asnjëherë komente për proçedime penale, me vjen keq", tha ai. 

Për kaosin e PD në Kuvend dhe djegien e karrigeve, Gonzato tha se kjo nuk është mënyrë për të denoncuar mungesën e demokracisë.

‘Besoj që opozita ka mënyra nga më të ndryshmet për të denoncuar mungesën e demokracisë dhe nuk besoj që djegija e karrigeve është mënyra efikase më e mundshme”, tha ai.

Këto deklarata zyrtari i BE i bëri nga Elbasani teksa vizitoi me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha një biznes social , ambjenti i të cilit i është sekuestruar një eksponenti të krimit të organizuar në Elbasan rreth tre vite më parë.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës