Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, vetëm KLP cakton dy anëtarë! Prokuroria e Përgjithshme dhe KLGJ nuk marrin pjesë: Gati të japim opinion

TIRANË- Pothuajse të gjitha institucionet e drejtësisë kanë refuzuar pjesëmarrjen në komisionin e posaçëm ‘Antikorrupsion’ të drejtuar nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj. Pas SPAK, Gjykatës së Lartë, Kushtetueses dhe ILD edhe Prokuroria e Përgjithshme thotë për Report Tv se nuk do të ulen në tryezën e diskutimit me ekspertë. 

Por, në përgjigjen për gazetaren Keti Banushi, Prokuroria e Përgjithshme nuk mbyll çdo derë, duke thënë se është gati të bashkëpunojë për të dhënë opinion sa i takon kuadrit kushtetues e ligjor të drejtësisë, por uljen në tyryezë me ekspert si pjesë e grupit të punës e refuzon kategorikisht.  

“Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur vullnetin të bashkëpunojë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” për çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor brenda të cilit funksionon prokuroria dhe sistemi i drejtesisë.

Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës, të cilët do të bashkëpunojnë me komisionin në formën e dhënies së opinioneve mbi produktet e punës së këtij të fundit në të gjitha rastet që do t’u kërkohet prej tij”, thuhet në reagimin për Report Tv.

Por gjatë ditës së sotme u bë publike një prononcim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët shprehen se kanë caktuar dy anëtarë për tek Komisionit 'Xhafaj'. Parimisht është caktuar Arta Mandro anëtare jo prokurore dhe Vate Staka anëtar prokuror, për tek ky komision. KLP bën me dije se dy anëtarët janë caktuar në mbledhjen informale të datës 16 gusht të këtij viti. 

'Është diskutuar parimisht, më pas gjatë ditës së hënë, në mbledhje informale është dakordësuar për t'u përfaqësuar me 2 emra; znj. Arta Mandro anëtare jo prokurore dhe z. Vate Staka anëtar prokuror. Theksoj ka qenë mbledhje informale.', thotë KLP.

Sakaq, pak momente me vonë nuk mungoi edhe reagimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor të cilët theksojnë se nuk kanë caktuar anëtarë për këtë komision, por janë të gatshëm të japin opinione dhe propozime.

‘Nuk kemi dërguar përfaqësues por një pikë kontakti dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë me opinione dhe propozime në lidhje me ndryshimet ligjore. Ne si institucion kemi dorëzuar me herët një sërë propozimesh për ndryshime ligjore që lidhen me funksionalitetin dhe eficencën në sistemin gjyqësor dhe presim komunikim me Kuvendin’, thotë KLGJ.

Instituti për Studimet Politike, një organizatë e shoqërisë civile që hera herës i bën bashkë palët politike në tryeza diskutimi, njofton se edhe ata vetë kanë vendosur të mos i bashkohen me ekspertë as komisionit të Xhafajt, dhe as atij të Braçes për dezinfomimin, me argumentin se shoqëria civile monitoron e jep komente, por nuk bën reforma që i takojnë politikës dhe institucioneve.

“Komisioni antikorrupsion mbivendoset mbi komisionet e tjera parlamentare, si dhe në rastin e institucioneve të pavarura, përcjell mesazhin e gabuar të kontrollit dhe llogaridhënies përpara një strukture Ad-Hoc. Dy palët politike i kanë dhënë komisioneve qasje të theksuar politike”.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:41
KLGJ: Nuk kemi dërguar përfaqësues tek 'Antikorrupsioni', por jemi të gatshëm për propozime

1678298657_Screenshot3.jpg

Këshilli i Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dhënë një prononcim lidhur me Komisionin Antikorrupsion në Kuvend. Ata shprehen se nuk kanë dërguar përfaqësues ashtu si dhe institucionet e tjera të drejtësisë, por janë të gatshëm të japin propozime dhe opinione.

‘Nuk kemi dërguar përfaqësues por një pikë kontakti dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë me opinione dhe propozime në lidhje me ndryshimet ligjore. Ne si institucion kemi dorëzuar me herët një sërë propozimesh për ndryshime ligjore që lidhen me funksionalitetin dhe eficencën në sistemin gjyqësor dhe presim komunikim me Kuvendin’, thotë KLGJ.

Ndërkohë pak më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri me dije se ka caktuar dy anëtarë për tek komisioni i antikorrupsionit.

Ora 15:29
Institucionet e tjera të drejtësisë refuzuan, KLP caktoi dy anëtarë për te ‘Antikorrupsioni’

Ndryshe nga institucionet e tjera KLP mendon të përfaqësohet në komisionin  “Xhafaj” me 2 anëtar të saj.

Parimisht është caktuar Arta Mandro anëtare jo prokurore dhe Vate Staka anëtar prokuror.

KLP bën të ditur se kjo u diskutua në një mbledhje të datës 16 gusht të këtij viti.

Lajmi ne perditesim...

SI.E./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ligji: 04/10/2024 20:44

    Komisionie drejton Xhafa, ortak i Armand Lilos dhe vellai i Gerondit. Ne ate tavoline te ulet Spak dhe gjykata kushtetuese?? Perse nuk zbatohet ligji anti mafia per Gerond, Fatmir Xhafen? Po per vellain tjeter Qazimi??

    Përgjigju
  • Dilaver: 04/10/2024 14:23

    Gjyqsori ka kushtetuten dhe ligjin para se gjithash. Bejne shume mire qe refuzojne komisione politike moniste per show nga rama me shoke

    Përgjigju
  • Gyso: 04/10/2024 11:45

    Me ne fund po vjen era drejtesi qe ti zhduki keta qelbesina qe po na pine gjakun 34 vjet. Keta jane bashke SALI BERISHA, Ilir Meta, EDI Rama. Rrofte USA qe po mendon per kete popull te vuajtur nje jete te tere. Do bej shpikje Xhafa komunisti i fundit te mbroj KRYEKOMUNISTIN SALI BERISHA bashke me te korruptuarit boteror EDI RAMA me ILIR META.

    Përgjigju
    • italioni: 04/10/2024 18:04

      Ta them une mara per ramen : qe ben sikur nuk di gje. Keshtu i vari ne qefe Beqes hajdut, menaxhimin e donacioneve te huaja. Keshtu i vari ne qafe Xhafajt antikorrupsion nderkohe qe ai eshte i fundit per pasterti ne shqiperi. qe po eksperimenton me opoziten pa piken e respektit (mgjse ehste nje monster si ata) dhe faturen po e paguajne shqiptaret me korrupsionin e hatashem qe egziston, kaosin dhe zjarrin qe po i vjen rotull shqiperise nga opozita idiote dhe populli qe nuk isheh dot me sy te duja palet, ne pushtet ose opozite.

    • Mara emigrante ne Itali: 04/10/2024 14:27

      Per cfar te più gjakun Edi more katran , qe rregulloi çdo cep te shqiperise apo per dinjitetin qe i dha Shqiperise dhe shqiptareve ?po ti dukesh qe je servil , per saliun dhe liken i ke me metrò fatte po per Ramen çfar fatte ka ? Gozhde ne fyt do tju negli Rama se edhe ne ender e shikoni se si po ringrihet Shqiperia me Edin ne krye .Plasni PS fitore .

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë