/ATSH/- Drejtoria e Policisë së Shtetit bën të ditur se, Policia Rrugore Tiranë ka intenksifikuar kontrollet për rritjen e sigurisë rrugore.
Tetë persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
Sipas Policisë, në bulevardin "Gjergj Fishta" u kap 32-vjeçari Lili Qirjako, banues në Tiranë, 25-vjeçari Aleksandër Gjoka, në rrugën "Jordan Misja", 30-vjeçari Shkelqim Malaj, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Andi Zeneli, 37 vjeç, në bulevardin "Gjergj Fishta", Ardian Mikushnica, 41 vjeç, banues në Mitrovicë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në rrugën "Jordan Misja" dhe Ibrahim Burgu, 48 vjeç, u kap në rrugën "Asim Vokshi".
Po sot u arrestuan Klevis Dauti, 22 vjeç, pasi në rrugën "Ded Gjon Luli", u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip "Civic" dhe Eduard Hoxha, 33 vjeç, pasi në bulevardin "Bajram Curri", u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip "Benz", me targë LU 2789 C. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.