Policia italiane ka arrestuar një 18-vjeçar shqiptar, i dyshuar se qëndronte pas një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës në Itali.

Sipas mediave italiane, bastisja u krye nga personeli i njësisë antidrogë të Policisë së Rietit pranë ‘Piazza Cavour’, ndërsa i riu u kap dhe u identifikua menjëherë, dhe më pas iu nënshtrua kontrolleve dhe hetimeve të mëtejshme.

Policia ka kryer edhe një kontroll brenda banesës së të dyshuarit, e cila ndodhet në qendrën historike të qytetit, jo shumë larg zonave të frekuentuara për trafik droge.

Brenda shtëpisë, oficerët gjetën sasi droge dhe parash, me shumë gjasa të fituara nga trafiku. E gjithë sasia e lëndëve narkotike dhe shuma e parave të gatshme të gjetura në posedim të tij u sekuestruan.

I riu u arrestua më pas dhe u vu në arrest shtëpiak, ndërsa akuzohet për posedim të narkotikëve me qëllim trafikimi.