Drejtoresha e ‘Bashkëqeverisjes’: Vitet e tjera synojmë që Këshillimi Kombëtar të mos jetë anonim! Qytetarë që e kanë plotësuar më shumë se një herë? Numër i vogël, s'ndikon në rezultat

TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë për Bashkëqeverisje, Eridana Cano ka dhënë detaje në Report Tv për nismën e Këshillimit Kombëtar. Ajo shpjegoi se është një sistem i ngritur që menaxhon të gjitha të dhënat e mbërritura nga plotësimi i formularëve, ndërsa thekson se përpilimi i tyre është bërë nga INSTAT. Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Cano tha se 563.195 qytetarë kanë plotësuar formularin dhe 9.447 pyetësorë kanë rezultuar të pavlefshëm.

“Janë përdorur tre metoda për të mbledhur mendimin, targeti ka qenë qytetarë në moshën 18 vjeç. Metoda ka qenë zarfi që i dërgohej nga posta çdo familje. Mundësi e qytetarëve për ta plotësuar. Kush nuk pati mundësi për ta plotësuar zarfin, të shkonte online, ishin tendat në 61 bashkitë për këtë qëllim.

Ka një sistem që është ngritur për të bërë këshillimin, por është një sistem që do mbartë të gjitha të dhënat, sistemi është i ngritur nga AKSH, menaxhohet dhe koordinohet nga Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje. Pjesa e përpilimit të dhënave është bërë nga INSTAT.

"Janë mbi gjysmë milionë shqiptar që kanë dhënë mendimin. 9447 kanë rezultuar të pavlefshëm, kur ka pasur tre alternativat, ose ka qenë bosh, ose i është vënë kryq”, tha Cano.  

Pyetjes nëse ka qytetarë që kanë ‘abuzuar’ me formularin duke e plotësuar atë edhe online edhe në zarf, Cano thotë se është marrë parasysh edhe kjo pjesë, por është një përqindje shumë e vogël që nuk ndikon në rezultat.

“Votimi online ka një sistem që minimizon voton më shumë sesa njëherë, quhet vetëm një votë e dhënë. Mundësisë që një qytetar ka shkuar dhe në tendë, statistikisht këto janë numra shumë të vogël dhe të papërfillshëm, vetë fakti që e lë anonim e lë këtë si mundësi por është një % e vogël dhe e papërfillshme”, u shpreh Cano.

Drejtoresha e Agjencisë për Bashkëqeverisje tha se Këshillimi Kombëtar do të zhvillohet edhe në vitet e ardhshme ku synohet edhe që të mos jetë më anonim, por të shkruhen të dhënat e qytetarëve. Sipas saj, kjo metodë do t’iu japë mundësi që formulari të jetë i targetuar.

“Do të jetë periodik. Të ishte jo anonim por i targetuar për çdo qytetar do na ndihmonte të jepnim pak më shumë informacion statistika për moshën, shtrirjen gjeografike”, u shpreh Cano në Report Tv.

Për Canon, tashmë sfida më e vështirë është implementimi i përgjigjeve të dhëna nga qytetarët, teksa shton që do të jenë një indikativë për qeverisjen. Ajo ritheksoi se rezultatet do të analizohen nesër në Kongresin që do të mabjë Partia Socialiste.

“Tani është periudha më e vështirë, implementimi i këtyre përgjigjeve pro ose kundër në nisma konkrete. Nesër do ketë nejç analizë edhe nga ana e anëtarëve të qeverisë sa i përket nismave që duhet të marrë qeveria shqiptare në replikë të rezultateve. Do të fillojmë të punojmë me secilën minsitri për të identifikuar nevojat dhe ndryshimet në legjislacion. Të gjitha % janë indikativë për qeverinë për mënyrën sesi ajo duhet të formësojë politikën e saj”, vijoi ajo.

Kryeministri Edi Rama prezantoi një ditë më parë rezultatet e Këshillimit Kombëtar, ku nga 12 pyetje të parashtruara nga qeveria qytetarët janë shprehur pro për 11 prej tyre, duke nisur që nga kultivimi i kanabisit, nisma e Ballkanit të Hapur, ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e Integrimit në BE, amnisti e kursimeve të emigrantëve, mbështetjen nga qeveria të punonjësve që denoncojnë pagat fiktive, për dënimin e gjyqtarëve të korruptuar edhe pse nuk kanë kaluar vettingun si dhe ashpërsimin e dënimit për ato që ndotin mjedisin.

Pro qytetarët kanë votuar edhe që pensionistët që janë ende në punë të paguajnë kontribute shoqërore, që të ashpërsohen masat ndaj kriminelëve si dhe të ndihmohen nënat me fëmijë të mitur që të përfitojnë mbrojtje sociale. Shqiptarët kanë votuar kundër vetëm ndaj vendosjes me detyrim të paraqitjes së certifikatës së vaksinimit në të gjitha hapësirat e mbyllura dhe në tubimet e mëdha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja