Drejtoresha e burgut të grave: U
bënë kriminele nga dhuna e burrave

Drejtoresha e burgut të grave: U<br />bënë kriminele nga dhuna e burrave
Thuajse gjysma e të dënuarve në burgun e grave në “Ali Demi” kanë kryer krimet si pasojë e dhunës të ushtruar ndaj tyre.
 
Drejtoresha  e burgut të grave, Xhoi Jakaj, për mikrofonin e Report Tv, sqaroi se janë 38 gra,  që po kryejnë dënimin në ketë institucion, krime që janë kryer si pasoje e dhunës së ushtruar ndaj tyre.
 
"Konkretisht ka 38 gra që janë brenda për shkak të dhunës dhe që dhuna ka qenë ajo që i ka sjellë në këto dyer" tha ajo.
 
Ndryshe nga burgjet e tjera ku fenomeni i mbipopullimit është i njohur, në burgun e grave nuk njihet ky problem. Aktualisht në këtë burg kryejnë dënimin 94 gra.
 
"Ne kemi poshtë kapacitetit dhe mendoj që në një shoqëri që mbart shumë probleme, 94 gra nuk janë shumë" deklaroi drejtoresha.
 
Edhe pse janë duke kryer dënimin e tyre, gratë kanë kërkuar që të punësohen dhe sigurisht të paguhen për punën e tyre.  Kjo sepse sipas tyre, kanë familjet për të mbajtur jashte mureve të qelive.




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)