Drejtoresha e SHISH raporton te ‘Siguria’: Shërbimet serbe e ruse, qëndrime armiqësore ndaj nesh! Rritëm bashkëpunimin me SPAK e BKH

Puna e SHISH për vitin 2023, përveç bashkëpunimit të ngushtë me institucionet vendase të sigurisë dhe drejtësisë, është përqendruar tek kundërvënia ndaj aktiviteteve të shërbimeve inteligjente të huaja me qëllime armiqësore ndaj Shqipërisë. Drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni, raportoi sot në Komisionin e Sigurisë. Në pak minuta, në pjesën me dyer të hapura të mbledhjes, Hyseni tha se më shumë vëmendja është përqendruar te shërbimet me qëllime armiqësore ruse dhe serbe.

“Kemi rritur bashkëpunim dhe mbështetjen informative për agjencitë ligjzbatuese referuar kompetencës së tyre lëndore, si më SPAK, BKH, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Prokurorinë e Përgjithshme dhe institucione të tjera. Referuar bashkëpunimit dhe informacionit të SHISH janë realizuar kundërvënie konkrete ndaj veprimtarive të jashtëligjshme si brenda dhe jashtë vendit.

Kryesisht jemi fokusuar në operacione që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterrorin, spiunazhin, ku përfshihet kundërvënia ndaj aktiviteteve të shërbimeve të inteligjencës ruse, serbe dhe shteteve të tjera, me qëllime armiqësore në raport me Shqipërinë”, tha Hyseni në mbledhje.

Mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura me kërkesë së drejtoreshës së SHISH, pasi do të raportonte për informacione që përbëjnë sekret shtetëror.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

U konsumuan 13.2 ton akullore me përbërje kancerogjene, reagon AKU: Brenda 7 ditësh u tërhoq e gjithë sasia nga tregu

U konsumuan 13.2 ton akullore me përbërje kancerogjene, reagon AKU: Brenda 7 ditësh u tërhoq e gjithë sasia nga tregu