Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon! Ish sigurimsat jashtë, hapen dyert për shqiptarët që punojnë organizma ndërkombëtarë

Një strukturë e re do të ngrihet në Ministrinë e Jashtme ku në fokus do të jenë shqiptarët e rajonit.

“Kemi miratuar një strukturë të re të MEPJ që ka elementë të rinj dhe kryesisht gjëja më thelbësore në strukturën e re është krijimi i një drejtorie që do të përgjigjet, do të merret do të angazhohet ekskluzivisht me të gjithë shqiptarët që janë në rajon”, tha ai.

Ndërkohë me ligjin e ri të shërbimit diplomatik do të përjashtohen ish sigurimsat.

""Duhet jemi koherentë e të përdorim mirë simbolikat. Në  ligjin e ri për shërbimin e jashtëm, në ndryshim nga ligjet e kaluara, jo vetëm bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit do të jenë jashtë por dhe punëtorët e ish sigurimit të shtetit do të jenë të përjashtuar" tha Hasani. 

Një tjetër risi e ligjit për shërbimin e jashtëm është të shtohen diplomatët edhe në institucione të tjera të qeverisjes, si presidencë, ministri të linjës, kuvend, jo më në formatin klasik të këshilltarëve, por diplomatë karriere punonjës të ministrisë së Jashtme që do të punojnë për një periudhë dy vjeçare në institucionin përkatës.

Gjithashtu me pr/ligjin synohet për të rritur hartën e përfaqësimit dhe të shtohet angazhimi i aktorëve dhe faktorëve në shoqëri,gra e burra të zotë që janë në gjëndje që përfaqësimin e Shqipërisë ta bëjnë sa më mirë.  

Një element tjetër inovator ka të bëjë me angazhimin e shqiptarëve që punojnë në organizata ndërkombëtare.

"Ne duhet të gjejmë një mënyrë ti rikthejmë. Tu japim mundësinë të punojnë për shtetin shqiptar dhe ministrinë e Jashtme. Tu hapim dyert në mënyrë institucionale, zyrtare, jo duke i trajtuar si elementë që mund ti bashkoheshin shërbimit por duke nisur nga shkallët më të ulëta, por duke u njohur kontributin që kanë në organizatat ndërkombëtare dhe vitet e punës. Shpresoj ti japim një mundësi të artë një brezi të ri diplomatësh" 

Ministri foli edhe për hartën dhe kompozimin e përfaqësive diplomatike nëpër botë.

“Ne jemi të mirëpërfaqësues në kontinentin evropian, por kishim disa boshllëqe dhe mangësi, të cilat duhet t’i mbushim sa më shpejt dhe zhvillimet e menjëhershme janë hapjet e ambasadave në Indi, Indonezi dhe Kenia, por dhe vazhdimi i punë për të krijuar një hartë më të ri në vitet në vazhdim dhe identifikimin e vendeve ku duhet të jemi të pranishëm”, u shpreh Hasani.


Lajmi kryesor:

Integrimi/ Në vjeshtë konferenca Shqipëri - BE, Hasani: Jemi në rrugën e duhur, me Greqinë negociata diskrete! Pengesat politike të mos të ndërhyjnë në axhendat teknike


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?