38 persona mbetën të vdekur dhe 20 të tjerë u plagosën, përfshirë dy fëmijë si pasojë e një sulmi ajror rus në ndërtesa banimi dhe infrastrukturën civile në Kiev.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 4 persona vijojnë të jenë të zhdukur. Sipas tij ekipet e shpëtimit arritën të shuajnë shumicën e zjarreve dhe se ekspertët e asgjësimit të bombave po punojnë për të gjetur municionet e pashpërthyera.
Forcat ukrainase neutralizuan 125 dronë në 13 rajone. Disa avionë rusë thuhet gjithashtu se nuk arritën objektivat e tyre.
Ndërkohë forcat ukrainase shënjestruan një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Oblast, në veriperëndim të Rusisë dhe një bazë ajrore në Krai Krasnodar.
Mes një intensifikimi të bombardimeve, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka nisur përgatitjet për sulme masive kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Sipas Axios, drejtori i CIA-s, propozoi një takim trepalësh Trump-Putin-Zelensky gjatë vizitës së tij në Moskë në fillim të javës. Propozimi vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për rikthimin e bisedimeve mes Moskës dhe Kievit mbeten një nga çështjet kryesore në axhendën e administratës amerikane.
lajm ne perditesim...

Foto: Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka propozuar zhvillimin e një takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Moskë në fillim të kësaj jave.
Lajmi është raportuar nga Axios. Sipas burimeve, vizita e Ratcliffe në Moskë kishte edhe një tjetër objektiv: të vlerësonte nëse drejtuesit e shërbimeve ruse të inteligjencës mund të luanin një rol në bindjen e Vladimir Putinit për t’u rikthyer në tryezën e negociatave me Ukrainën.
Negociatat do të zhvilloheshin nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, në një përpjekje për të gjetur një rrugë drejt përfundimit të konfliktit.








Komente
Komento