Drejtori i ministrit të Punës
Spiro Ksera, me azil privat

Drejtori i ministrit të Punës<br />Spiro Ksera, me azil privat
TIRANE - Personit të cilit i është besuar drejtimi i shtëpisë së të moshuarve në Tiranë, Hysni Kuka, është vënë në qendër të akuzave nga azilantët në këtë shtëpi. Jo vetëm si një person që sillet keq me ta, i fyen dhe ushtron dhunë psikologjike, por madje ata akuzojnë se ai po pasurohet në kurriz të tyre.

Njëri prej tyre, Zeqir Gjoni, i cili tashmë jeton në një shtëpi me qera, pasi e kanë “përzënë” nga azili thotë për “Shqiptarja.com” se ai zotëron një azil privat, që është pikërisht shtëpia private në Tufinë, ku edhe ata u strehuan për një periudhë gati një vit.

74-vjeçari nga Hasi i largët, i pamartuar, që prej dy muajsh e gjysëm, është i detyruar që një pjesë të mirë të pensionit prej 18 mijë lekësh të reja t’i japë për shtëpinë me qira, ndërsa nuk ka para të blejë ilaçet e zemrës. “Më ka përzënë me 5 policë, sikur të isha një kriminel.

Shtëpia me qira më kushton 10 mijë lekë të reja, ndërsa ilaçet e shtrenjta të zemrës dhe të azmës nuk i blej fare se nuk kam para. Ata shkojnë deri në 6 mijë lekë në muaj e unë skam para”, - na thotë ai, ndërsa kërkon që të kthehet sërish në azil.
 
KONFLIKTI
 
Në fakt edhe në faqen e internetit të Ministrisë së Punës, në listën e OJF-ve të licencuara për të ushtruar aktivitet në fushën e shërbimeve Sociale del edhe “Shoqata Kuka” e profilizuar, midis të tjerave, edhe për qendër rezidenciale për të moshuar me kapacitet 25 shtretër dhe tek adresa jepet emri Hysni Kuka dhe rruga ku ndodhet.

Faksimile e listës së OJF-ve të listuara nga faqja zyrtare e Ministrisë së Punës me logo
(Në foto: Faksimile e listës së OJF-ve të listuara nga faqja zyrtare e Ministrisë së Punës me logo)

Mirëpo, pavarësisht këtyre fakteve, në Shërbimin Social Shtetëror na thonë se pas verifikimeve që ata kanë bërë, nuk rezulton që Hysni Kuka të zotërojë ndonjë OJF apo qendër komunitare. “Ne e kemi verifikuar këtë rast dhe në letra nuk na rezulton që Hysni Kuka të ketë ndonjë OJF të tijën.

Kështu që nuk ka konflikt interesi”, - na thonë pranë Shërbimit Social Shetëror. Ndërsa vetë drejtori Kuka, i kontaktuar nga “Shqiptarja.com” mohon që kjo OJF të jetë e tija, por pranon se dikur ka punuar pranë saj dhe se ka qenë ai ndërmjetësi për të dërguar azilantët gjatë periudhës së rikonstruksionit tek kjo qendër.

“Nuk është e vërtetë se ai është azili im. Unë në të kaluarën kam bashkëpunuar dhe kam punuar në këtë shoqatë, por që tashmë i kam shkëputur marrëdhëniet me të. Sigurisht unë kam kontributet e mia te kjo qendër.

Ndërsa sa i përket strehimit të të 30 të moshuarve të qendrës publike, unë kam ndërmjetësuar që ata të shkojnë pikërisht aty pasi e njihja shumë mirë personelin dhe mënyrën se si punohet aty”, - na thotë drejtori Kuka.

Ndërkohë që në vitin 2009, Hysni Kuka, ka qenë drejtor në drejtorinë e projekteve dhe trajnimeve në Shërbimin Social Shtetëror, kohë kur me sa duket edhe ka ndryshuar pozicionet drejtuese të kësaj shoqate, në të cilën aktualisht figuron president i saj Luan Keta.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.07.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin