Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale janë në përputhje me standardet evropiane dhe forcojnë të drejtat e personave të dyshuar, të akuzuarve dhe të mbrojtjes. Kështu deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Gianluca Esposito, gjatë prezantimit të draftit të ri, për hartimin e të cilit Këshilli i Evropës ka ofruar ekspertizë.

Esposito e cilësoi hartimin e Kodit të Procedurës Penale si një nga sipërmarrjet më të rëndësishme për çdo vend, pasi ai nuk përcakton vetëm rregulla teknike, por edhe mënyrën se si shteti heton, mbledh provat, merr në pyetje dhe kufizon lirinë e individit.

“Jemi sot këtu për këtë rast kaq të rëndësishëm, Përgatitja e kodit Penal është një ndër sipërmarrjet më të rëndësishme në çdo vend, kodi bën më tepër se përcakton rregullat teknike por përcakton se si shteti i bën kërkimet, mbledhjen e provave, marrjen në pyetje, kufizimet e lirisë. Ky kod mund të ndihmojë për të përcaktuar të drejtën, për të mbrojtur viktimat, mbështetjen e publikut tek drejtësia. Efektiviteti kundër luftës së krimit nuk matet me numrin e njerëzve që marrin pjesë por me sasinë e masave që vendosen. Kuadri ligjor për këtë mbështetje te konventa evropiane këto nuk janë parime abstrakte, duhet të kemi kufizime kohore, përgjegjësi, standarte në kodin e procedurës penale gjatë muajve të kaluar me kërkesën e kryeministrit Këshilli Evropës dha mbështetje për këtë proces duke ndihmuar për ta përafruar draftin me standarde Evropiane të mbrojtjes”, u shpreh Esposito.

Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës theksoi rëndësinë e përcaktimit të kufizimeve kohore, përgjegjësive dhe standardeve të qarta në Kodin e Procedurës Penale, duke nënvizuar se këto garanci nuk duhet të mbeten vetëm parime abstrakte.

Duke iu referuar paketës së ndryshimeve, Esposito tha se ajo vendos në balancë reformat e ndërmarra dhe përafron më tej sistemin shqiptar me standardet evropiane.

“Kodi penal që po prezantojmë sot vendos në balancë edhe paketën e reformave dhe është në përputhje më standardet evropiane dhe forcon të drejtat e të akuzuarve, të dyshuarve dhe të mbrojtjes. Ky përmirësim tregon angazhimin e autoriteteve shqiptare për të vazhduar me reforma kuptim plote dhe për ta përafruar sistemin me direktivën e BE-së dhe me standardet evropiane”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Rama: 62% e të burgosurve janë në paraburgim, mbi dyfishin e mesatares europiane! Reforma për dinjitet kombëtar, s’pranojmë të krahasohemi me Rusinë (VIDEO)