Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka zhvilluar një vizitë disa ditore në Britaninë e Madhe nga data 9-14 nëntor, në kuadër të procesit reformues të ndërmarrë për përmirësimin strukturor të Policisë së Shtetit.
 
Në kuadër të kësaj vizite e cila u zhvillua pranë Policisë së Mançesterit, “Greater Manchester Police” Çako është takuar me drejtues të strukturave të ndryshme të Policisë së Mançesterit, si dhe Drejtues të Shkollës së Trajnimit, duke u njohur nga afër më mënyrën e funksionimit të shërbimeve policore, si dhe të procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të punonjësve të policisë.
 
Çako vizitoi po ashtu Shtëpinë NEXUS, (Nexus House) të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ku u njoh nga afër me mënyrën e funksionimit të Njësisë “Challenger” kundër krimit të organizuar e krimeve të rënda.

cako ne londer

cako ne londer

cako ne londer

cako ne londer

cako ne londer

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )