Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda pret në takim përfaqësues të DEA-s me qendër në Athinë! Gatishmëri për forcimin e bashkëpunimit kundër krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda pret në takim përfaqësues të DEA-s me qendër në Athinë! Gatishmëri për forcimin e bashkëpunimit kundër krimit

Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në takim me përfaqësues të DEA-s

TIRANË - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim prezantues përfaqësues të DEA-s me qendër në Athinë.

Atasheu i DEA-s John Livanis, i cili u shoqërua në këtë takim nga Atasheu i ICITAP-it Richard Deasy, uroi Drejtorin, për detyrën e re, si dhe çmoi bashkëpunimin e deritanishëm në luftën kundër krimit të organizuar. Gjithashtu, Atasheu Livanis shprehu gatishmërinë e strukturave të DEA-s, për ta forcuar bashkëpunimin me Policinë shqiptare në të gjitha frontet e luftës kundër fenomeneve kriminale.

Ndërkaq, Drejtor Proda shprehu mirënjohjen për kontributin e DEA-s, në operacionet policore ndërkombëtare, shumë komplekse, që kanë patur objektiv shkatërrimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë takimit, Drejtori garantoi atashetë se te Policia e Shtetit do të gjejnë angazhim, profesionalizëm dhe besueshmëri për çdo iniciativë që do të ndërmerret në të ardhmen, kundër krimit të organizuar.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fbfh: 15/11/2024 10:21

    Drejtor i ciles polici, se kemi dhe polici te burgjeve. Pastaj eshte vendor apo i pergjithshem. Shume dobet jeni.

    Përgjigju
    • ghtnsrtew: 15/11/2024 10:28

      Fbfh, qenke krejt I3..e!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?