Ylli Pata: Protesta greke e Sali Berishës!

Ylli Pata: Protesta greke e Sali Berishës!

Banderolë e shfaqur nga militantët e Sali Berishës gjatë protestës së sotme

Ajo që ishte shpallur sot, u konsiderua protestë. E një e tillë ka një kauzë, një logjikë, një strategji e një agjendë. Një protestë, mund të jetë edhe e ashpër, duke ndaluar që të miratohet apo vijohet një vendim apo aksion i qeverisë.

Kjo protestë nuk ka pasur asnjë axhendë për të ndaluar ndonjë vendim të qeverisë, përveç një aspekti, asaj që kjo qeveri ka me qeverinë e Greqisë në rastin Beleri.

Pavarësisht nga çfarë thuhet, protesta e sotme, kishte parullën kryesore atë për Fredi Belerin, në ngjyrën e flamurit grek, ndërkohë që Edi Rama ishte në Ankara, në takim me presidentin e Turqisë.

Ishte kjo realisht sllogani më i rëndësishëm, pasi të gjitha të tjerat ishin logjikëe përsëritur e një zhvillimi kaotik.

Një protestë e 20 shkurtit nuk pati asnjë simbolikë për rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës, një protestë për të drejtat e një opozite që nuk i ka instrumentet e kontrollit ndaj mazhorancës dhe qeverisë, nuk i pati ankesat, kërkesat apo alternativat për të fituar të drejtat.

Dikur, një opozitë kërkoi vetëm hapjen e kutive të materialeve zgjedhore, aty ku ndodhen listat, emrat, apo edhe numrat e dokumenteve të identifikimit. Ishte një qeveri dikur, që për të treguar se është e fortë, i dogji publikisht në transmetim live këto dokumente.

Sali Berisha tha disa herë që familja e tij është Partia Demokratike, apo Partia Demokratike është familja e tij.

Kjo nuk është e re, gjithmonë Berisha e ka konsideruar PD si pjesë tribale e tij, por thelbi i sotëm është mesazhi kontravers ndaj Edi Ramës i cili ishte në vizitë zyrtare në Turqi.

Duke i dhënë mesazhin grek, në kontekstin e Fredi Belerit. Realisht, ky është dueli real mes politikës shqiptare, edhe pse dramatik por i vërtetë. Një logjikë pa lidhje të një zhvillimi politik përplasës mes Athinës dhe Ankarasë.

Asnjë element kjo protestë nuk pati në lidhje me simbolikën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Por pati një përplasje, jashtë Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, por në lidhje me njerëzit që ata kanë patur si adresë me zhvillimet e reja. Siç thoshte dikush Enveri ca me UDB-në e ca me KGB-në.

E në fakt Lulzim Basha kishte shumë të drejtë që sot kërkoi hapjen e dosjeve ruse e jugosllave, ku ka marrë edhe mallkimin më të madh, pasi pritet që të trondisë gjithçka./ Gazeta Tema

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Q!rje Sali: 21/02/2024 04:03

    Mos harroni shkronjën S t'u vini emrave se ajo u bën grek Yunanistani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën