Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli është përfshirë në një debat në rrjetin social në Facebook me Robert Ndrenika.
 
Shkak për këtë është bërë protesta e PD më 18 shkurt, protestë e kjo e cila nisi me deklaratën e aktorit Besmir Haliti ku ka kritikuar për mënyrën se si po qeveriset teatri. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Hervin Çulit dhe në statusin e tij ka sulmuar aktorin.
 
Në këtë status ka komentuar dhe aktori Robert Ndrenika ku shkruan “Që kur drejtori ka nisur të bëjë ham-ham”. 
 
Sikur të mos mjaftonte sulmi që bëri ndaj aktorit Haliti, Çuli i është përgjigjur në mënyrë arrogante edhe komentit të Ndrenikës“Që kur niveli yt ikone zbriti këtu ku je?”.
 
Nuk dihet nëse profili i aktorit Robert Ndrenika menaxhohet nga vetë ai apo nga familjarët, por Hervin Çuli e ka marrë si të mirëfilltë këtë fakt duke i dhënë një përgjigje që jo vetëm nuk i ka hije një artisti, një drejtori të Teatrit Kombëtar, por një përgjigje aspak të merituar për një legjendë si Robert Ndrenika.

Kaq ka mjaftuar që komentues të shumtë ta kritikojnë shumë Çulin duke qëndruar si gjithmonë përkrah aktorit të madh Ndrenikës.

ndrenika
(Statusi i Hervin Çulit)

ndrenika
(Komenti i Robert Ndrenikës)

Ndërkohë drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, ka reaguar me anë të një statusi tjetër në rrjetin social Facebook, për komentet e shkëmbyera mes tij dhe aktorit Robert Ndrenika.

Në statusin e tij ai shprehet se është se “nuk ka fjale qe permban arsenali i vulgut te rruges qe nuk jam share e kercenuar familjarisht”.

Gjithashtu Çuli është shprehur në statusin e tij në Facebook, se mes tij dhe aktorit  nuk ka asnjë kontradiktë.

statusi i cilit
(Statusi i Hervin Çilit)


Redaksia Online
(B.K/D.T/Shqiptarja.com)