Pak ditë para nisjes së vitit te ri shkollor, regjistrimet e nxënësve vijojnë normalisht.

Sipas Drejtorisë Arsimore në Kryeqytet, përkatësisht duke filluar nga klasat e para deri në gjimnaze, numri i të regjistruarve rezulton të jetë 5550 për klasat e nënta deri më tani, nderkohe qe vitin e kaluar numri i të regjistruarve ishte 1628 nxënës.

Hafsa Doçka, specialiste e statistikës pranë Drejtorisë Arsimore të Kryeqytetit, u shpreh për ATSH-në se në bazë të të dhënave të mbledhura deri më tani, ka një vijueshmëri normale të regjistrimeve. Ashtu si dhe vitin e kaluar, mësimi do të zhvillohet me dy turne për shkak të numrit të lartë të nxënësve krahasuar me numrin e klasave. /ATSH/