Me fillimin e vitit te ri shkollor, strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, në zbatim të Ligjit «Për Policinë e Shtetit», në detyrimet e përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, gjatë këtij viti akademik do të marrë masa të plota në drejtim të marrëdhënieve Polici -Shkollë - Komunitet.
Policia e e Tiranës ka planifikuar masa shtesë për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e masave të sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar dhe 9 - vjecare, si dhe në vendet e akomodimit të nxënësve. Sipas njoftimit zyrtar, nënvizohet se "Për mbarëvajtjen e proçesit mësimor aktualisht është hartuar një plan i posacëm masash, ku përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe Struktura Kundër Krimit të Organizuar dhe atyre Kundër Krimeve ndaj Personit".
Drejtuesit dhe shërbimet e Policisë në përmbushje të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, do të rrisin më tej bashkëpunimin edhe me drejtuesit e stafet pedagogjike të shkollave, Drejtoritë Rajonale Arsimore të qytetit dhe qarkut Tiranë, duke patrulluar me shpesh pranë shkollave të mesme dhe 9 - vjeçare, si dhe në vendet e akomodimit të tyre, sipas juridiksionit që ato mbulojnë.
Ndërsa strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve prane shkollave, do të bashkepunojne me drejtuesit e shkollave, institucioneve arsimore e organet e qeverisjes vendore. /ATSH/
/Shqiptarja.com