Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe
ndryshon me 2000 fjalë

Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe<br />ndryshon me 2000 fjalë
TIRANE - “Legjislacioni nuk pranon ndryshimet në Drejtshkrimin e Gjuhës. Në bazën e legjislacionit në fuqi qëndrojnë ende vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit”, thotë drejtori i Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë, profesor Valter Memishaj.

Edhe pse përfaqësuesi zyrtar kujton legjislacionin si barrierë të fortë për ndryshimet gjuhësore, grupi akademik i punës vazhdon të këmbëngul për ndryshime të mëdha në rregullat e Drejtshkrimit. Më mesin e marsit finalizohet ndërmarrja e një grupi akademikësh për ndryshimet në Drejtshkrimin e ‘72-shit.

“Legjislacioni ka që në vitin 2002 që nuk zbatohet, as në Shqipëri dhe as në Kosovë”, thotë Drejtori i Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë, Valer Memishaj. Ndryshimet në Drejtshkrim kanë krijuar sërish një situatë absurde mes gjuhëtarëve të njohur. Çështja e ndryshimeve vazhdon të kthehet në një çështje akademike nga më konfliktualet.

Gjuhëtari i njohur Mehmet Çeliku përgjigjet në telefon se “nuk di gjë për komisionin e ndryshimeve”, duke hequr dorë këtë herë nga përfshirja në këtë çështje. “Unë merrem libra tha ai, duke përmendur librin e sapobotuar “Sintaksa e gjuhës shqipe”. Edhe Emil Lafe një ndër kundërshtarët e ndryshimeve në Drejtshkrim u shpreh pa e fshehur nervozizmin se “Nuk di gjë për këto ndryshime.

Nuk jam informuar se çfarë kanë ndërmend të ndryshojnë”. Duke e quajtur të tepërt përsëritjen e ideve të tij që Drejtshkrimi nuk duhet të cenohet, profesor Lafe dhe disa nga gjuhëtarët më të njohur heqin dorë nga diskutimi. Gjesti i tyre i heshtjes është në fakt një bojkotim i tezave të hedhura për ndryshimin nga një grup akademikësh.

Ndërkohë që Akademik Kolec Topalli është më i hapur për ndryshimet në Gramatikën e Shqipes, ku rrëfen edhe tezat e tij, përfaqësuesi zyrtar i Departamentit të gjuhës, profesor Valer Memishaj shprehet se ndryshimet janë në konflikt me legjislacionin.

Nga ana tjetër mësojmë se përfshihet me tezat e këtyre ndryshimeve edhe profesor Rami Memushaj, ku nëpërmjet një dokumenti të siguruar nga gazeta, shohim se cilat gjërat që nuk duhen prekur në Drejtshkrimin e Shqipes së 72-shit. Rami Memushaj preferon të hedhë tezat e tij, duke i lënë kohë ligjit të veprojë.

Sipas tij, kur të sigurohet përqindja e aprovimit nga të gjithë aktorët televizioneve, shtëpitë botuese, redaksitë e gazetave, universitet, etj, mund të shkohet te ndryshimet në legjislacion. “Në Çeki ka 20 vjet që nuk aprovohen ndryshimet në gjuhë.

Ndërsa në Gjermani për vetëm 10 rregulla gjuhësore bëhen 30 vjet debat dhe nuk është aprovuar ende ndryshimi”, thotë Rami Memushaj, i cili pret mirëkuptimin nga grupi për fjalët që nuk duhen prekur.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.02.2013

Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve