Drejtuesit e AF Elbasanit që militon në Superligën e Shqipërisë në futboll, kanë zhvilluar një takim në zyrat e klubit të Serie A, Bologna. Sipas informacioneve të ndara nga verdheblutë, dy klubet do kenë një bashkëpunim për të ardhmen në shkëmbimin e përvojës në sektorin e të rinjve, te trajnerët e moshave si dhe në skuadrën e parë.
"Eshte mbajtur një takim në ambjentet e klubit kuqeblu midis dy klubeve Elbasani dhe FC Bologna për një bashkëpunim në të ardhmen, për shkëmbim eksperiencash në sektorin e të rinjve, të trajnerëve të moshave, si dhe në skuadrën e parë.
Falenderojmë Drejtorin Sportiv Giovani Sartori, scoutin Francesco Felici si dhe Drejtorin e Akademisë Bologna FC Flavio Loris Margotto për mikpritjen dhe urojmë që ky bashkëpunim të jetë i frytshëm për të gjitha palët", njofton AF Elbasani.
Pas ndërtimit të Akademisë së Manchester Cityt në Durrës, duket se klubet shqiptare kanë nisur 'vëllazërinë' tej kufijve për shkëmbim përvojash.











Komente
Komento