Rudina Hajdari për Report Tv: Nuk bëjmë koalicion me partitë e vjetra (VIDEO)

TIRANË-Deputetja Rudina Hajdari, pjesë e partisë "Nisma Thurje", në një intervistë të dhënë për Report Tv është shprehur se forca e saj politike përjashton koalicionet me atë që ajo e quan 'klasë të vjetër politike'.

"Koalicionet nuk ekzistojnë me një klasë të vjetër politike sepse nuk mund të bëhesh i besueshëm.  Në momentin që i bëjmë premtime qytetarëve t'i mbajmë dhe shumë qytetarë të përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze. Hapësira është se ka shumë njerëz që nuk votojnë sot dhe i quajnë aktorët politikë shumë të ngjashëm. E rëndësishme është që në Shqipëri të ngrihet një klasë e re politike. Kjo klasë e vjetër politike duhet të marrë ndëshkimin e duhur për korrupsionin dhe faktin që e ka mbajtur peng Shqipërinë, e cila nuk po avancon në rrugën drejt Bashkimit Evropian", u shpreh Hajdari.

Ndërkohë që e pyetur nëse do të kandidojë në Shkodër në zgjedhjet e 25 prillit, Hajdari thotë se ende nuk ka një vendim për këtë gjë.

"Një ndër gjërat që unë bëj është mënyra se si angazhoj strukturat e kësaj lëvizje të re politike. Unë krahas angazhimeve në Tiranë po merrem edhe me zona të tjerë siç është Shkodra, por po merrem edhe në qytete të tjera. Në momentin që do vendosen kandidaturat do ta kemi edhe zyrtare. Është ende herët për ta zyrtarizuar. Ne jemi ende duke bërë aktin e themelimit, statusin e partisë dhe regjistrimin.  Ndaj në momentin kur t'i kemi depozituar këto atëherë do të bëjmë edhe ndarjen e zonave. Por është e vërtetë që unë po angazhohem edhe në qytetet e veriut, siç është Shkodra", vijoi ajo.

Për Rudina Hajdarin akuzat se forcat e reja politike ndihmojnë Ramën janë të bëra nga forca politike që duan të mbajnë statukuonë.

"Ajo parti që i shërben Qeverisë Rama është ajo parti që braktisi betejën politike. Nuk mund të jetë kurrë një shërbyes i qeverisë kur përballësh me të, siç unë i kam pasur me Kryeministrin Rama. Shpesh kam denoncuar dhe kam luftuar fort në betejën për ndryshimin e pushtetit. Partitë e reja janë një gjë pozitive. Paritë e vjetra kanë dashur ta ndajnë bakllavanë mes veti. Partitë e reja politike sjellin diçka të re në Shqipëri.  Kjo është një betejë edhe pas 25 prillit për të treguar devotshmërinë për të pasur një Shqipëri me një klasë tjetër politike", tha ndër të tjera Hajdari në intervistën e dhënë për Report Tv.  

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 01/12/2020 17:28

    Nuk kom ndonje koment per kete. E kom thone dhe perseris prap, te kthehet andej nga eshte shkolluar dhe po pati By...e te konkuroje per vend pune per cka ka "Studiuar" atje ne SHBA....

    Përgjigju
  • Teri: 01/12/2020 16:11

    E ca panorama.. Ik moj fli gjume.

    Përgjigju
  • tosi: 01/12/2020 16:04

    Po sprish pune shume, psh Nafije dybeku hundekali kryqethyera nuk ka nevoje per koalicion se i ka te sigurta 100 mandate sipas Nafijes, vetem 40 i ka lene per 35 parti te tjera. E shihni sa e pangopur eshte

    Përgjigju
  • Beqo: 01/12/2020 15:34

    Bëhu bashkë me Xhozin se ajo është e re

    Përgjigju
  • Roni: 01/12/2020 15:22

    O shqiptare çfare prisni nga kjo zarigoge ju?kjo eshte pjella e arrogantit grabitqare dhe e mentalitetit mesjetare dhe e shkolluar po nga te ardhurat e perfituara padtejtesishte nga sistemi i kalbur i drejtesise ku sherbente mamaja e saj pe gati 20 vite me radhe ku dhe ngeli ne mes te lumit nga vetingu!!

    Përgjigju
  • turi: 01/12/2020 13:50

    Keta nisma me besian peshen dhe panon e naftes jane kal troje Duan te djegin rudinen dhe dhe frymen qe ajo sjell

    Përgjigju
  • Alla shqiptarce: 01/12/2020 13:39

    Pa u zyrtarizuar mire filloj sherri. Tipike alla shqiptarce, hajde prit nga keta....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve