Sali Berisha komentoi para SPAK, dekreti e presidentit Bajram Begaj për të emëruar në krye të SHISH Esmeralda Hasani, të cilën e quajti simotër të Vlora Hysenit. Kjo e fundit e arrestuar pasi dyshohet se ndihmoi Ergys Agasin gjatë arratise duke i dhënë informacione sekrete.

Sot në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror është një tjetër zonjë, Esmeralda Hasani. A ka Partia Demokratike një qëndrim lidhur me këtë dekretim të Presidentit të Republikës?

Sali Berisha: Personalisht, emrin e Esmeralda Hasanit e kam dëgjuar ditën që u emërua në krye të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Pra e keni dëgjuar sot?

Sali Berisha: Jo, është thënë dje ose pardje që u emërua. Në këtë kuadër, nuk e di se çfarë funksioni ka pasur, cilat kanë qenë funksionet e saj në këtë shërbim, koha e shërbimit, por një gjë është e sigurt që ajo, kur emërohet nga Edi Rama, është Vlora bis. Nuk mund të jetë ndryshe vetëm simotër e Vlorës. Një gjë është e sigurt. Po emërua nga Rama.


Lajmi kryesor:

Pas shkarkimit të Hysenit, Esmeralda Hasani drejtore e SHISH, Begaj firmos dekretin! Kush është ‘kryespiunia’ e re, eksperte ndërkombëtare, këshilltare në Kryeministri (VIDEO)