Drekë falas në Elbasan për familjet në nevojë

Kriza ekonomike dhe rritja e numrit të familjeve të varfra ka bërë që vullnetarizmi të shërbejë edhe për të siguruar ushqim për familjet e varfra.

“Gatuaj një pjatë më shumë” ka marrë vëmëndjen e një grupi të rinjsh të cilët kanë mbledhur ushqime dhe në bashkëpunim me bashkinë Elbasan ku kanë shfrytuar ambjentet e konviktit të shkollës së mesme për të shërbyer ushqim falas për të varfrit.

Kjo ka qenë një mundësi për të përcjellë një mesazh shumë kuptimplotë në këto ditë festash.

Kanë qenë rreth 200 persona që janë bashkuar në këtë drekë të siguruar nga të rinj vullnetarë.

Kjo nismë ndërmerret për herë të parë në Elbasan.

Gatimet për familjet e varfra janë përgatitur nga guzhinierë të konfiktit dhe janë shërbyer nga vullnetarë të organizatave të ndryshme. 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)