Dreka bashkoi në një tryezë demokratët, Bejko: E gabuar! Ulen pa pikë morali në një tavolinë! Kush do t’i bashkohet Berisha, të ikë sa më parë

Anëtari i kryesisë së PD, Roland Bejko i ka cilësuar “pa pikë morali” deputetët demokratë të grupit të Berishës dhe të Alibeajt që u ulën në një tavolinë për festën e fundvitit duke harruar të gjitha përplasjet.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ nga Arbër Hitaj, Bejko u shpreh se është veprim i gabuar qëndrimi në një tryezë të përbashkët në një kohë kur PD është e përçarë.

“Deputetët që shkuan aty kanë bërë një dëm se morali mungon nga 2 palët, si ata që kanë fyer dhe pala tjetër që ka qenë e rrahur. Ulen pa pikë morali në një tavolinë. Lufta mbaron e ndërtohet paqe. Bëjnë gabim që lëvizin në këtë mënyrë sikur ne të tjerët nuk ekzistojmë”, tha Bejko.

Nuk kurseu një koment për Sali Berishën dhe deputetët që zgjedhin ta mbështesin duke thënë se ish-kryeministri i lë në të shkuarën ofendimet apo akuzat kur bëhet palë me një person. Teksa theksoi se kushdo mund t’i bashkohet, Bejko u shpreh se Berisha i ka të humbura zgjedhjet e 14 majit ndërsa synimi i tij i vetëm është që të marrë drejtimin e PD.

“Kush do të ikë te Berisha, të ikë një orë e më parë. Nuk them se i ka kapur apo blerë Berisha. Dihet që Berisha në momentin që nuk të ka, nuk lë gjë pa thënë. Kur bëhesh me të, i harron të gjitha. Është aktor në politikë dhe qenia e Berishës në atë sallë e vë në një pozitë se e di mirë që Gaz Bardhi e Jorida Tabaku nuk shkojnë te Berisha. Dje i morën të drejtën morale që t’i anatemojë. Berisha nuk i ka marrë asgjë atyre. Ata ndihen të kompleksuar nga sulmet e vazhdueshme të Berishës duke i quajtur të shitur te Rama. Berisha humbjen e ka të sigurt por luftën e bën për të marrë partinë. Berisha e di që edhe ideja e revolucionit është zhdukur”, tha Bejko.

Po ashtu u ndal edhe te sulmet e Berishës ndaj ndërkombëtarëve për shpalljen ‘non grata’ duke thënë se abuzon shumë me akuzat ndaj tyre.

“Berisha ka abuzuar shumë me fjalën e sulmet ndaj ndërkombëtarëve dhe ka krijuar lloj lloj alibish. Në SHBA ia ka bërë Sorosi me Ramën e Lul Bravën, në Britani prap ia ka bërë Rama se ka blerë ambasadorin. Në zgjedhjet e 14 majit, si do e regjistrojë foltoren se nuk ka të drejtë në KQZ? Nëse shkon në Partinë e Lirisë, do të thotë se ka ikur nga PD”, tha Bejko.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Pse duhen përdorur arrat për shëndetin e trurit dhe fuqizimin e kockave

Pse duhen përdorur arrat për shëndetin e trurit dhe fuqizimin e kockave